Ndër botimet e Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, mund të përmendim “Librin e Shërbesave të Shenjta”, ribotimin e “Dhiatës së re”, në shqip dhe greqisht për minoritetin, botimin e një cikli librash për njohjen e besimit tonë, si “Orthodhoksia”, “Historia e një princi indian”, “Ungjilli si bazë e jetës”, “Besimi”, “Mësime fetare” etj. Së fundi u botua edhe “Liturgjia hyjnore e Atin tonë ndër shenjtorët, Shën Joan Gojartit”, frontespicin e të cilit e botojmë më sipër.