EmailFacebookKontakt

Bota ekziston në saj të Providencës krijuese të Perëndisë

“Perëndia kuptohet dhe bëhet i dukshëm tek ne nëpërmjet Providencës dhe veprave të Tij. Ashtu si në rastet kur dikush sheh një anije të lundrojë në det dhe me shpejtësi t’i drejtohet limanit, është i bindur se brenda saj është kapiteni që e drejton atë me siguri, në të njëjtën mënyrë duhet të kuptojmë se Perëndia është kapiteni i madh i gjithçkaje edhe pse nuk shihet me sytë njerëzorë ngaqë është i pafundmë dhe i panxëshëm”.

Shën Theofili i Antiokisë

“Kuptoje, i dashuri im, se nga sa kopshte dhe livadhe lulestolisur, më e bukur është për dikë të shikojë në mesnatë qiellin me yje. Dhe sikurse do shikojë qiellin, me mrekullim do të konstatojë se – ashtu si nëpër livadhe lulet ndryshojnë nga njëra-tjetra ashtu edhe yjet zbukurojnë hapësirën qiellore secili në mënyrë të ndryshme duke dërguar ndriçim të veçantë mbi tokë. Këtë ndritshmëri e stolisi dora e plotfuqishme e Krijuesit”.

“Nëse dikush sheh një veshje menjëherë mendon rrobaqepësin dhe nëpërmjet anijes kujton konstruktorin e saj. Gjithashtu, duke parë një ndërtesë kupton se dora e një konstruktori e ndërtoi dhe e mirëmban. Me pamjen e krijimeve truri ynë prek krijuesin e tyre, veçse disa edhe pse i shohin krijimet e Perëndisë në botë nuk kuptojnë Krijuesin e tyre, sepse vuajnë nga verbëri shpirtërore”.

Shën Joan Gojarti

“Qëllimi i Providencës Hyjnore është që të bashkojë mëkatarët të shkëputur nga e vërteta, nëpërmejt besimit të drejtë dhe dashurisë shpirtërore. Për këtë arsye Shpëtimtari ynë (Krishti) duroi Pësimet për ne, për të mbledhur në një (në Trupin e Krishtit, Kishën), bijtë e shpërndarë të Perëndisë”.

Shën Maksim Konfesori