Ditën e 6 korrikut 1943, Borova gdhihet në një ditë jo të za- konshme. Por sot, pa u ngritur mirë dielli, tre hostenë mbi majën e Gra- mozit, Goreni, që në dimër sjell tu- fan me dëborë, që zë rrugët e mbyll fshatarët e bagëtinë brenda shtëpi- ve, sot sjell një zhurmë të padëgjuar ndonjëherë, xhadeja dridhet, nëpër të gjarpëron një ushtri, një mizori, ushtri me flamur me kryq të thyer.
Nga kisha e Shën Thanasit të vdekurit varrosur rreth saj, tunden nga dheu, kokallat kërcasin sa s’dalin të vdekurit nga varret. Një gjë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur. Perëndia vetë dhe Shën Thanasi që janë mbrojtës të fshatit, të vënë dorë e këtë mizori ta ndalojnë.
Kjo ushtri gjithë xhadenë që për- shkon mespërmes fshatin e Boro- vës e ka bllokuar e këmbë njeriu
nuk kalon dot andej, ushtarët të blinduar dalin në bregun e përtejmë, Stradok i thonë, e më tutje vazhdon kolona me mjete të blinduara… Pas disa orësh,ushtria me kryq të thyer zhduket e zhurma nuk i dëgjohet më, “kjo ishte dhe kaq e pati”, thanë fshatarët dhe të gëzuar zbresin te dyqanet, duan të festojnë këtë ditë të mallkuar. Por pa vënë rakinë në gojë, zuri t’u dridhej dora, “gjerma- nët, gjermanët” thërrisnin nga ko- dra, “po kthehen mbrapsht, por zhdukuni nga dheu”. Të gjithë vra- puan nëpër shtëpitë e tyre, e të llahtarisur mbyllnin portat me he- kura, me veshët hapur, pa marrë fry- më, prisnin se çfarë do të ndodhte.
Ushtria gjermane ishte ndaluar nga një pritë që i kishin bërë parti- zanët pas kthesave të Barmashit. Repartet e paracaktuara për të
zbatuar rregulloren në ndjekjen e partizanëve dhe djegien e fshatrave filluan zanatin e tyre. Operacioni fillimisht filloi të zbatohej në Boro- vë – skuadra ushtarësh të armato- sur me pistoleta, pushkë, bomba e flakëhedhëse zbritën nga makinat në krye të fshatit dhe u shpërndanë si rrufe në tri mëhallat e fshatit.
Klithma, kuje e ulërima, veç këto dëgjoheshin kudo. Me pushkë e mi- traloza gjermanët shtinin pa bërë da- llim, në burra, gra fëmijë, foshnjat në djep i therën me bajonetë, kudo ku shkeli këmbë gjermani gjaku mori dhenë. Shtëpitë po digjeshin, flakët shkuan në qiell, shkrumb e hi u bënë edhe ata që u mbyllën brenda për t’i shpëtuar murtajës. Borova u bë shkrumb e hi në tokë e flakë në qiell….
(vijon në faqen 10)
(vijon nga faqja 9)
Në mëhallën e Mihollarëve, shtëpia e papa Ligorit ishte’ajo më e sigurta, këtu u mblodhën disa familje së bashku. Papa Ligori tani që ishte arkimandrit i konsideronte të gjithë fshatarët si njerëzit e Pe- rëndisë, shumë prej tyre i kishte të afërm. Të gjithë i priti me krahë hapur dhe buzë në gaz, i qetësonte se çdo gjë është në dorë të Perë- ndisë. Pa mbaruar fjalët e papa Ligorit, dëgjohet të shkallmohet porta e oborrit. “Ajo ishte e hapur” thotë prifti, “përse të shkallmohet?” Nxjerr kryqin nga brezi dhe ngre dorën dhe bërtiti me gjithë zërin që kishte. “Perëndi, o Zot i madh, shpë- tona nga i ligu”, por fjalën nuk e mbaroi, se një breshëri plumbash e rrëzuan përtokë pa frymë me kryqin në duart e gjakosura. Gra e fëmijë të grumbulluar, njëri pas tjetrit, me breshëri të gjithë u shtrinë në truallin e oborrit. Në këtë shtëpi u vranë më shumë se njëzet fëmijë
e gra, prifti nuk i shpëtoi dot nga dora e zezë e kryqit të thyer, gjer- manët u larguan pasi i vunë flakën edhe shtëpisë, duke e konsideruar në këtë mënyrë të kryer më së miri detyrën e ngarkuar.
Masakra e Borovës është ma- sakra më mizore që ka ndodhur në historinë e shkruar e të pashkruar të vendit tonë. Në Borovë, më 6 korrik 1943 u vranë, u plagosën dhe u dogjën 107 persona. U dogjën të gjitha shtëpitë dhe plevicat e fshatit.
Dhe e keqja më e madhe ishte, se u ndalua rreptësisht që të hynte njeri në fshat, për të varrosur të gjithë të vdekurit në secilën shtëpi. Të gjithë të masakruarit u lanë për tri ditë nën diellin përvëlues të korri- kut në grumbuj, të veshur e të zba- thur, sikurse u gjetën në çastin e ekzekutimit.
Borova do të mbetet në gjithë historinë e njerëzimit një dukuri makabre tipike e kryer nga ushtria naziste.
Koço ZHEKU
BOROVA MARTIRE
Në kujtim të masakrës çnjerëzore, 6 korrik 1943