I
shin fëmijët e Vladimirit të Madh (15 korrik). Në pagëzim morën emrat Romanoi dhe David dhe u bënë hegjemonë, i pari në Rostov (në veri- lindje të Detit të Zi) dhe tjetri në Murom (në lindje të Moskës). U vranë në moshë të re me urdhër të Svjatopolkit, që ishte kushëriri i tyre më i madh në moshë dhe njëkohësisht vëllai i tyre i adoptuar. Svjatopolki dëshironte të ishte mbreti i vetëm pas fjetjes së babait të tyre (15 korrik 1015). Borisi, i lindur rreth vitit 988, u vra bashkë me oficerët e tij – përveç Shën Moisiut hungarez (26 korrik) – më 24 korrik 1015, në kampin ushta- rak të tij, ndërkohë kthehej nga një invazion pa sukses. Gljebi – që, nëse ka lindur më 984, do të ishte fëmijë i një bullgareje dhe jo i Anës bizantine – u vra më 5.9.1015, kur po lundronte në lumin Dnjepër për në Kiev. Pësuan me durim vdekjen, kryesisht Borisi, që të mos e kundërshtonin vëllain e tyre më të madh. Për më tepër ata donin të merrnin pjesë në pësimin e Krishtit, duke imituar butësinë e Tij, bindjen, mohimin e jetës së përkoh- shme. Nga ana tjetër, nuk donin të derdhej gjak për shkak të tyre në luf- tën civile që do të përfshinte gjithë Rusinë. Shumë shpejt për ta u hakmor vëllai i tyre, Svjatoslavi i Urtë, i cili e shfarosi Svjatopolkin dhe u bë He- gjemoni i Madh i Kievit. Svjatoslavi dhe populli i nderuan menjëherë. Gjithashtu lipsani i Gljebit ishte i paprishur kur e transportuan (10191020) pranë lipsanit të Borisit, i cili ndodhej në një kishë. Kjo bashkë me mrekulli të tjera të shumta kontribuuan që të njihen zyrtarisht si shenjtorë para v. 1025 (janë të pa- rët në Rusi që u shpa- llën zyrtarisht shenjto- rë). Mënyra e re prej martiri, që ata sollën, d.m.th. pjesëmarrja në sakrificën e Jisuit, u bë e dashur gjerësisht nga bashkëpatriotët e tyre dhe i ndoqën shumë shenjtorë. Gljebi krem- tohet dhe më 5 shtator, ndërsa më 2 maj kuj- tohet transferimi në v. 1072 i lipsanave të she- njta të atletëve popu- llorë në një kishë të sa- pondërtuar.