EmailFacebookKontakt

Bisedim për të ardhmen e Kishës së Moldavisë

Zvicër

Bisedim për të ardhmen e Kishës së Moldavisë

Në Gjenevë u bë një takim informues midis përfaqësive të Patrikatit të Moskës dhe atij të Rumanisë, rreth statusit kanonik të Kishës Orthodhokse në Republikën e Moldavisë.

Të dy këto patrikana kanë mosmarrëveshje rreth këtij problemi që nga viti 1992, kur Patrikana Rumune rivendosi Mitropolinë e saj të vjetër të Besarabisë në territorin e Republikës së sotme të Moldavisë, gjë që u kundërshtua nga Kisha Ruse.

Delegacioni rus në këtë takim drejtohej nga mitropoliti Ciril i Smolenskut, përgjegjës për departamentin e marrëdhënieve me jashtë të Kishës Ruse, ndërsa ai rus nga mitropolitët Daniel i Moldavisë e Nestor i Otemies.

Patriku Aleksej i Moskës deklaroi rreth takimit, se e gjykonte “një përparim pozitiv në rrugën për rregullimin e konfliktit”, ndërsa përgjegjësi për marrëdhëniet e jashtme të Patrikanës Rumune, episkopi Theofan i Sajas, tha se “Fakti që një takim i tillë u zhvillua, është diçka me sens pozitiv”.