TORINO
Bisedë për Shën Serafimin e Sarovit
Komuniteti monastik i Boses (Itali), në bashkëpunim me Patrikanën e Moskës dhe Universitetin e Bergamos, zhvilluan një kolokium ekumenik ndërkombëtar me temën “Nga Sarovi në Divevo. Shën Serafimi dhe rinovimi i monakizmit në Rusinë e shekullit të XIX”.
Figurë që ka mbushur gjithë rinovimin e monakizmit dhe spiritualitetin rus në fund të shek. XVIII dhe fillimet e shek. XIX, shën Serafimi është një nga shenjtorët më të nderuar në Rusi.
Duhet përmendur se ky takim është i katërti në këtë tematikë, ku ideja udhëheqëse është spiritualiteti rus. Takimi i parë i është kushtuar shën Sergjit të Radonezhit, i dyti shën Nilit të Soras dhe i treti shën Pais Veliçkovit.