EmailFacebookKontakt

Bisedë për bioetiketën

FRANCE

Bisedë për bioetiketën

Kohët e fundit, në Institutin Orthodhoks të Shën Sergjit u zhvillua një bisedë me temën “Afrime orthodhokse të bioetikës”. Merrnin pjesë priftërinj, teologë, mjekë, laikë, të interesuar për problemet e bioetikës, të cilët donin të ndanin me të tjerët përvojat e tyre për arritjet e mjekësisë moderne dhe problemet e karakterit etik, baritor dhe shpirtëror që ato ngrenë. Shenjë e interesit për këtë debat ishte edhe prania dhe fjala e mitropolitit Jeremia, president i Asamblesë së episkopëve orthodhoksë të Francës, arqiepiskopit Sergji, nga varet Instituti dhe e mitropolitit Gjergj (Khodr), episkop i dioqezës së Malit-Liban (Patrikana e Antiokisë).

Takimi u hap nga teologu Oliver Klement, profesor në Institutin e Shën Sergjit, me një “Hyrje antropologjike”. Ai vuri bazat për një reflektim etik përpara faktit të qënies së imazhit të Perëndisë tek njeriu, dallimi ndërmjet “natyrës” dhe “personit”, rëndësinë e evitimit të “barbarisë”, për të bërë çdo gjë që mund të bëhet, duke idhujtarizuar shkencën dhe mitin e “njeriut perfekt”.