Kështu quhet veprimtaria, e cila, që nga viti 1992 mbledh, me nismën e Departamentit të formimit fetar të Patrikanës së Moskës, përfaqësues të shkencave të edukimit dhe të Kishës Orthodhokse, nën drejtimin e Patrikut Aleksej II. Sivjet, në të morën pjesë edhe shumë përfaqësues të pushtetit civil, si ministri rus i edukimit, zyrtarë të lartë etj.
Tema e takimit, që ishte e udhëhequr nga fjalët e Apostull Pavlit “E gjallë është fjala e Perëndisë, më efikase se një shpatë me dy tehe…” (Heb. 4:12), mblodhi së bashku rreth 5 mijë vetë; klerikë, teologë, katekistë, mësues etj. Ata diskutuan në 20 tryeza të rrumbullakta, për një larmi temash të ndryshme, si formimi i katekistëve, mësimi në shkollat orthodhokse; Kisha, Shteti dhe shoqëria, Kasha dhe shkolla në Rusi, Krishterimi dhe kultura, besimi dhe shkenca, letërsia ruse dhe spiritualiteti Orthodhoks etj.
Takimi u mbyll me një pelegrinazh në Manastirin e Trinisë së Shenjtë, në Sergei Possad, 80 km në veri të Moskës.