Biseda shpirtërore me gratë orthodhokse
Nisën bisedat shpirtërore me gratë
orthodhokse të kryeqytetit. I ftuar në
takimin e parë në kishën “Ungjillëzimi i
Perëndilindëses” në Tiranë ishte Hirësi
Ilia Ketri, drejtor i Akademisë Teologjike
në Shën Vlash. Në një bisedë të ngrohtë
familjare, Imzot Ilia bëri urimet e rastit
për një vit të bekuar në mënyrë që gratë
të vijojnë të jenë aktive në jetën dhe
zhvillimin e mëtejshëm të Kishës. “Për
të ecur në hapat e apostujve, duhet që
gjithçka të bëhet me Hirin e Perëndisë.
Në çdo punë duhet të kujtojmë Zotin që
Ai ta bekojë dhe ta shenjtërojë jetën tonë”
– theksoi ai. Takimi shpirtëror do të vijojë
çdo të mërkurë në orën 16(M) në kishën e
“Ungjillëzimif ’ nëTiranë ku marrin pjesë
rreth 50 gra, të cilat përmes diskutimeve
me tematika shpirtërore dhe sociale nji-
hen me besimin orthodhoks. Gjatë këtij
viti do të referojnë çdo javë teologë dhe
pedagogë të Akademisë Teologjike.