EmailFacebookKontakt

Biografi: Episkopi i Bylisit, Asti

Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti Bakallbashi, u lind në Durrës, në vitin 1974, në një familje shpre- sëtare orthodhokse, që e ruajti besi- min edhe në kohët më të vështira. Që në çastet e para të ringritjes së Kishës u pagëzua dhe filloi të kon- tribuonte në rininë orthodhokse. Për 10 vjet studioi me bursë të akor- duar nga Kryepiskopata në Aka-

deminë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash dhe Fakul- tetin teologjik në Universitetin “Ari- stoteli” të Selanikut, ku po përfu- ndon edhe studimet pasuniversi- tare. Pas kësaj zgjodhi t’i kushtohej plotësisht Kishës dhe u dorëzua si klerik i pamartuar nga Kryepiskopi Anastas (si dhjakon 2003, krye- dhjakon 2006, prift dhe arkimandrit më 2009). Ai ka ofruar me përku- shtim për 19 vjet shërbimin e tij kudo ku i është kërkuar si katekist, si pedagog i Akademisë Theologjike në Shën Vlash dhe bashkëpunëtor në Qendrën Studentore në Tiranë, në administratë dhe në median kishtare etj.