Kohët e fundit u zhvillua një takim për të bërë bilancin e punës të radios “Zëri i Orthodhoksisë”, që transmeton programe fetare në rusisht në drejtim të vendeve të ish-BS. Kjo radio mbetet ndër të vetmit organizma orthodhoksë, që i kushtohet plotësisht mësimit fetar nëpërmjet valëve, duke dhënë cikle të plota katekizmi. Gjatë periudhës 1993-94, kjo radio ka transmetuar rreth 90 orë programe.