Janë ditët e fundit të fun-
ksionimit të kopshteve për këtë
vit shkollor. Në këtë vit vepruan
11 të tillë, në 10 rrethe të ven-
dit: në Tiranë, Durrës, Kavajë,
Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër, Sa-
randë, Elbasan, Pogradec, Kor-
çë. Ato mirëpritën për këtë vit
rreth 750 fëmijë, të moshave 4-
6 vjeç. Gjithashtu, iu shtua një
kopsht i ri, ai i Vlorës.
Në të gjithë kopshtet punon
një staf i gjerë edukatoresh dhe
ndihmëse edukatoresh, i për-
bërë prej 50 vetësh. Ky staf
është i kualifikuar, me arsimin
përkatës dhe akoma po punohet
për ngritjen e tyre profesionale,
nëpërmjet seminareve të ndry-
shme që organizon zyra e kop
shteve pranë Kryepiskopatës,
në Tiranë. Në këto seminare
janë bërë përpjekje për të sjellë
fjalën e fundit të shkencave
pedagogjike si dhe për të marrë
përvojë direkte nëpërmjet le-
ksioneve dhe literaturës së sje-
llë nga pedagoge të shquara.
Në kopshtet tona nuk
bëhen dallime, race, besimi apo
shtrese shoqërore. Madje, në
statistikat që kemi, numrin më
të madh të kopshteve e zënë
femijët e besimeve të tjera dhe
kryesisht shtresat e varfra të
popullsisë. Këtë e favorizon
edhe tarifa e ulët që paguhet.
Të gjithë kopshtet janë me
leje të miratuar nga Ministria e
Arsimit. Në to zhvillohen gjuhë
të huaja – anglisht dhe në disa
prej tyre edhe greqisht. Pro-
gramet janë nga më efektivet
dhe këtë e kanë vërtetuar rezu-
Itatet që kanë pasur në shkollë
fëmijët që kanë dalë nga ko
pshtet tona. Gjithnjë e më tepër
po punohet për pasurimin dhe
rritjen e efektivitetit të tyre. Për
vitin e ardhshëm shkollor do të
shtohet një libër i ri për orën e
lirë, në ndihmë të programeve
ekzistuese. Gjithashtu, po pu
nohet për përkthimin dhe
vënien në zbatim të metodave
të reja, për t’iu përgjigjur sa më
mirë interesave të fëmijëve.
Kopshtet tona i plotësojnë
të gjitha kushtet higjieno-sani-
tare. Në secilin prej tyre ka mjek
pediatër, i cili kontrollon rregu-
llisht shëndetin e fëmijëve. Çdo
femijë është i pajisur me kartelë
personale shëndetësore. Kop
shtet e Kishës Orthodhokse ka-
në krijuar një bashkëpunim të
mirë me Drejtoritë Arsimore të
rretheve përkatëse dhe kanë
marrë pjesë rregullisht në aktivi-
tetet e organizuara prej tyre.
Në çdo kopësht janë krijuar
komitetet e prindërve, të cilët
shërbejnë si urë lidhëse mes ty
re dhe stafit mësimdhënës.
Prindërit kanë ndihmuar për
shumë aktivitete, duke sponso-
rizuar me forma të ndryshme.
Për vitin e ardhshëm shko
llor është planifikuar të hapen
edhe tre kopshte të tjera, në
Shkodër, Berat dhe Fier.
Urani Dusha