EmailFacebookKontakt

“Besoj se ka të ardhme, ka shpresë…”

“Besoj se ka të ardhme, ka shpresë… ”
– Intervistë e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Anastasit
dhënë Televizionit Kombëtar Arbëria –
– Ç’do të thotë të jesh Kryepiskop në një
vend, ku sikundër thoni edhe ju, “kënga
boshe ateiste që zotëroi në Shqipëri për
gjysmë shekulli u hoqi brezave të tërë
përvojën jetëprurëse fetare”?
Mendoj se nuk ishte thjesht një këngë
ateiste, por një ligj ateist, dhe e veçanta ishte
se ka qenë i vetmi shtet në historinë e botës, i
cili ka bërë një Kushtetutë të tillë, që ndalonte
çdo shprehje të besimit fetar.
Pra, mua m’u dha rasti për të qenë afer
njerëzve që vuanin. Dy gjëra, mendoj, se nuk i
vë askush në dyshim: nevojën për liri dhe për
dashuri. Isha i sigurt se duhej të mbështesnim
këtë liri fetare dhe të tregonim se besimi fetar
nuk është pengesë, nuk është një dobësi, por
është një forcë për një njeri, për një popull, për
një vend. Nga ky aspekt ishte vërtet një sfidë e
rëndësishme, por dhe një ftesë. Besoj se ajo
që e bën njeriun të jetë njeri është mundësia
për të besuar dhe për të ofruar dashuri.
– Kush është Prof. Dr. Anastas Janullatosi,
njohësi i dhjetë gjuhëve të huaja dhe me
një eksperiencë diakonike kishtare dhe
sociale për t’u admiruar?
Secili nga nc kërkon deri në çastin e fundit të
jetës të sqarojë vetëdijen e tij. Një pjesë të ma-
dhe të jetës kam qenë profesor në Universitetin
e Athinës. Dega ime ishte historia e feve të tjera.
Që nga viti 1972, jam Episkop i Kishës
Orthodhokse. Përpjekja ime e tretë në jetë është
pjesëmarrja në mjedise të ndryshme të dialogut
mbarëkristian dhe mbarëfetar. Gjatë këtyre
viteve pata rastin të takoj njerëz me pikëpamje,
identitet e bindje të ndryshme. Mendoj se për
mua ishte një pasuri e madhe jete kjo përvojë.
Studimet i kam kryer fillimisht në Greqi, më
pas në Gjermani. Por, studimet më të rëndësi-
shme ishin rasti që m’u dha për të udhëtuar në
mbarë botën. Sepse, duke dashur t’i afrohem
përvojës fetare të popujve të tjerë dhe feve të
tjera, doja të shikoja jo thjesht si ka qenë nëpër
libra në të kaluarën, por si vazhdon sot të
përjetohet kjo ndjenjë; në botën myslimane, në
atë budiste dhe indiane. Dhe kështu, pata rastin
jo thjesht të vizitoja por dhe të kryeja disa studi-
me në vende të ndryshme. Fillimisht në Afrikë,
ku më interesonte të studioja aspektet fetare
protogjene të popujve afrikanë, më pas në Indi,
në Kinë, në Japoni, në Tajlandë, në vende të
ndryshme të Amerikës, kryesisht të Amerikës
së Jugut e në shumë të tjera.
– Mbi ç’kritere u bë zgjedhja juaj për të
ardhur në Shqipëri? Dhe a e prisnit
emërimin në një vend të panjohur për Ju?
Eshtë e vërtetë që shumë gjëra që kam kryer
në jetë i kisha programuar. Që të bëhesha pro­
fesor i Universitetit duhej të përgatisja dokto-
ratën, të paraqisja studime. Por, çështjen e Shqi-
përisë, nuk e kisha menduar kurrë.

Hera e parë që fola për Shqipërisë ishte në
vitin 1989, kur isha kryetar i një organizate
ndërkombëtare kristiane dhe duhej të flisnim
për probleme të ndryshme të botës së krishterë.
Atëherë konstatova se Shqipëria ishte i vetmi
vend pa më të voglën liri fetare. Kështu. gjatë
paraqitjes së problemeve të ndryshme, thashë:
“Ja një vend që nuk ka zë e dikush duhet të
marrë përsipër për të folur për të”.
Ndërsa në vitin 1991, ndodhesha në Afrikë.
Një mbrëmje më telefonuan dhe më thanë:
“Urime! Jeni zgjedhur njëzëri si Eksark i
Patriarkanës” (do të thotë një lloj ambasadori,
nunci). “Të shkoni në Shqipëri për të parë ç’ka
mbetur nga Kisha Orthodhokse”. U përgjigja:

“Nuk e kuptoj përse është fjala, se unë nuk
kam qenë në Patriarkanën Ekumenike”. Më
thonë: “E dimë se keni më shumë përvojë nga
vende që kanë vuajtur nga persekutimet dhe ju
lutemi përzemërsisht që të pranoni”.
U them: “Më lini të mendohem për pak
kohë”. Doja vërtet të mendoja disa gjëra dhe
kur mbeta vetëm mendova: “Tani, që më
kërkojnë të shkoj në një vend aq të vuajtur, a e
kam të drejtë të them jo?”
Pas një ore, më telefonuan përsëri dhe u
thashë: “Kur doni që të vij?”. Dhe përgjigjja
ishte: “Nesër!”. Kështu, pra, nisi kjo histori. Nuk
ishte ndonjë emërim në kuptimin e mirëfilltë.
Unë erdha herën e parë në Shqipëri vetëm për
të parë se ç’kishte mbetur pas gjithë atij
persekutimi të egër, i cili nuk ka precedent në
historinë e botës.
– A kishit dëgjuar për Shqipërinë më
përpara dhe në ç’masë e njihnit?
Atë që mund të mësosh duke studiuar
historinë e Ballkanit. Dija për tërë ato përpjekje
pas vitit 1912 për zhvillimin e një vendi edhe ai
evropian, por njohuritë ishin tepër të kufizuara.
Dhe kur erdha këtu, u ndodha para një befa-
sie të vazhdueshme. Gjithçka që ndesha për sa
i përket Kishës Orthodhokse ishin gërmadha.
– A ju frikësoi ideja, se do të ishit
Kryepiskop në një vend ku sistemi kishte
kultivuar për 50 vjet “molepsje të
ndërgjegjes dhe psikoza të frikshme”?
Pikërisht se nuk kam ardhur duke zgjedhur
diçka, por duke iu përgjigjur një ftese, se “Ekzi-
ston një vend që ka nevojë për dashuri?”
Kështu, erdha me një liri dhe isha tepër i qetë.
Nuk kisha frikë. E dija se nuk do ta shpëtoja
unë gjendjen. Vija për të marrë pjesë në jetën
e një populli të munduar, që kërkonte diçka më
të mirë. Kjo më jepte shumë paqe.

E kuptoja që problemet ishin të shumta. Dhe
do të duhej të punoja shumë. Ndonjëherë më
pyesin, se cila ishte vështirësia më e madhe;
Nuk ishin ato që kaluam në vitet 1991 e 1992
apo!993. Kurkishimaq mungesa përujin, për
dritën, sigurinë, për lëvizjen. Edhe këto ishin
vështirësi. Por, vështirësia më e madhe ishte
dyshimi, të cilin e shikoja dhe e kuptoja.
Do të mendonin: “Një njeri 62-vjeçar, ç’do
që vjen këtu? Çfarë fshihet pas kësaj?” Kështu,
gjëja e parë ishte të pajtohesha me këtë dyshim.
Ose më mirë, ta respektoja atë. Sepse mendoja:
“Njerëz që u rritën në një sistem që u thoshte
se nuk ka Perëndi, nuk ka dashuri; se të gjitha
janë rrjedhojë e kushteve politiko-ekonomike,
si mund të besonin ata se një njeri, i cili ka një
pozicion në skenën ndërkombëtare, vjen në një
vend vetëm e vetëm se beson tek Perëndia dhe
ushqen dashuri ndaj njerëzve. Ishte diçka që
nuk mund ta prisja nga të tjerët.
E respektova këtë dhe thashë: “Unë s’kam për
të fshehur gjë, do të qëndroj aty pranë njerëzve,
Unë iu përgjigja: “Pranoj, së pari, nëse e
duan këtë gjë orthodhoksët e Shqipërisë dhe e
shprehin zyrtarisht. Se dyti, nëse ju, në Patriar-
kanën e Konstandinopojës, e dëshironi këtë gjë,
dhe së treti, nëse qeveria në fuqi e pranon këtë
gjë. Janë tre kushte, që mua më duket pak e
vështirë të përmbushen. Dhe, nëse ato përmbu-
shen, shprehin vullnetin e Perëndisë”.
Pata përshtypjen se me këtë mënyrë, me
këto kushte që vija, po iu shmangesha. Por, për-
fundimisht, ato u përmbushën. Kisha Ortho-
dhokse e Shqipërisë, me përfaqësuesit që kishte
atëherë, shkuan për vizitë në Patriarkanën Eku-
menike, bënë edhe një Memorandum, të cilin e
paraqitën në Patriarkanë, duke parashtruar kër-
kesën, dhe Patriarkana mori vendimin përkatës.
Kur ma komunikuan këtë, në qershor 1992 i
pyeta: “A e keni pyetur qeverinë shqiptare. Më
thanë “Jo”. Atëherë u thashë: “Ju lutem, komu-
nikoni patjetër, sepse nëse nuk përmbushet edhe
ky kusht, nuk do të kem mundësi të qëndroj.”
përsëri ky pyll i besimit dhe i Kishës, që është një
bekim për të gjithë vendin, të bëhet një reaiitet.”
– Emërimi juaj hasi në kundërshtime e
reagime nga më të çuditshmet. Tani,
dhjetë vjet më pas, a mund t’i quajmë ato
si të natyrshme për atë kohë dhe sa nga
ata që ju kundërshtuan në atë periudhë
vazhdojnë t’ju kundërshtojnë akoma?
Statistika nuk kam. Jam i sigurt se ka ende
njerëz që kanë disa rezerva. Unë këta dhjetë
vjet nuk kam qëndruar i mbyllur në ndonjë
studio. Kam qenë në komunikim të hapur me
të gjithë njerëzit; ngado kishte dritare, të gjithë
mund të shihnin se ç’po bëja, ç’mendoja,
ç’thoshja. Nga kjo pikëpamje mendoj se ka një
ndryshim të madh dhe e dinë se në çaste kritike,
të gjithë ata që kishin ardhur thjesht si vizitorë
po iknin, unë qëndroja pranë njerëzve në çaste
të vështira të vitit 1992, 1997, 1999 dhe jo
thjesht bashkë me popullin, por duke marrë
pjesë në dhembjen dhe duke u përpjekur për të

me sigurinë se, besimi dhe dashuriajanë eleme-
ntë të çmuar për fazën e re të jetës së tyre. Dhe
më tej, gjërat do vërtetojnë se cili është realiteti.”
– A vutë Ju kushte paraprake, përpara se
t’i thonit “Pol”, propozimit për t’u bërë
Kryepiskop?
Kjo s’u bë herën e parë që erdha si Eksark i
Patriarkanës, por herën e dytë, kur më kërkuan
për të qëndruar këtu. Dua të pohoj se isha mallë-
ngjyer shumë kur pashë aq shumë njerëz, aq të
ndjeshëm edhe nga mosha e vjetër edhe nga të
rinjtë, që të kenë dëshirë të zjarrtë për diçka të re.
Kur erdhi çasti për të ikur, për t’u rikthyer
në punën time, në qershor të vitit 1992, kisha
qëndruar tashmë një vit. Atëherë, më thanë:
“Nëse do t’ju thonim të qëndronit në Shqipëri,
a do të pranonit?” Mua m’u duk pak e çudit-
shme kjo gjë. Nga Patriarkana e dinin që isha
Mitropolit, isha Profesor i rregullt, isha kandidat
i Akademisë së Athinës, isha në ambientet
ndërkombëtare. Të gjithë thoshnin: “Ai s’ka për
të pranuar. Ç’mund të bëjë ai në Shqipëri, ku
çdo gjë është e errët dhe pashpresë. “
– Dhjetë vjet më parë Ju u vutë në krye të
një Kishe, që pothuaj nuk ekzistonte. Cila
ishte gjendja me të cilën u përballët?
Gjatë periudhës së parë më kujtohej shumë
Afrika: Duhej të bënim Liturgjitë Hyjnore posh-
të pemëve, duke vendosur një kryq. Unë shikoja
gërmadhat dhe nuk e dija se nga duhej filluar.
Nga statistikat zyrtare që kisha lexuar, 1500-
1600 kisha e manastire ishin shkatërruar. Ishte
vërtet një gjendje, që të kujtonte një truall varre-
zash, pa kryqe dhe pa shenja.
Duke folur simbolikisht, përndjekësit deshën
të digjnin pyllin e besimit, sollën buldozerët dhe
e çrrënjosën, vunë zjarrin dhe e dogjën. Por,
brenda në dhe kishte farë besimi, farë që priste
të vinte përsëri pranvera. Dhe kjo gjë ndodhi.
Mund të rrëzosh kisha e ndërtesa, por në
zemrat e njerëzve nuk mund të çrrënjosësh dë-
shirën e madhe për diçka tjetër, për atë që është
Perëndi për atë që është dashuri, për tejkalimin e
qenies njerëzore. Kjo vërtet ishte për mua tepër
e rëndësishme; e respektova dhe e çmova dhe i
thashë vetes: “Sa të më japë fuqi Perëndia, do të
ndihmoj që këto farëra të mbijnë sërish dhe që

gjetur zgjidhje ku gjithçka dukej tejet e errët.
Dhe gjithë këto vite, Kryepiskopi me bashkë-
punëtorët e tij, thërriste vazhdimisht: “Ka shpre-
së!” Duhet të punojmë!
– Në vitin 94 pati një tentativë për hartimin
e një ligji, i cili do kërkonte t’ju largonte
juve, si e keni përjetuar atë periudhë?
Ishte një periudhë e vështirë. Por siç ju tha-
shë, nuk është se unë vija këtu në Shqipëri për
të gjetur fatin, por vija për të punuar. Thoshja:
“Për sa kohë njerëzit dhe autoritetet përgjegjë-
se duan, unë do qëndroj këtu. Nëse, për një
çast, ata nuk e duan këtë gjë, unë kam po aq
detyrime dhe mundësi ta vazhdoj rrugën time
në vende të tjera të botës”. Por, mendoj, ishte
një përvojë tepër prekëse për mua kur shikoja
se të gjithë orthodhoksët e Shqipërisë, pavarë-
sisht nga prejardhja e tyre, po grumbullonin fir­
mat, duke thënë: “Duam Kryepiskopin Anastas”.
Për mua ishte një përvojë shumë mallëngjyese.
(Vijon në faqen 8)

“Besoj se ka të ardhme, ka shpresë… ”
– Përse u përjashtua mundësia e përga-
titjes të një Kryepiskopi shqiptar, që do
të vihej natyrshëm në krye të Kishës Or-
thodhokse të Shqipërisë?
Këtu besoj se do të duhet të kujtojmë përsëri
atë periudhë. I keni parë ato makina të vjetra,
që i hedhin sepse nuk mund fi përdorin ngaqë
janë pa motorrë, ose janë prishur. Po th thonë
një njeriu serioz: “Merre një makinë të tillë dhe
drejtoje, ai do të thotë: “Nuk di, nuk mundem,
nuk është makinë kjo”.
Të njëjtën gjë do të thoshja për Kishën. Ajo
ishte krejt e shpërbërë, nuk kishte asgjë; nuk
kishte struktura, nuk kishte mjete financiare,
ishte inekzistente. Ndaj duhet të vinte në krye
dikush që merrte vesh nga këto çështje. Dhe
kështu u bë. Ai që erdhi këtu, nuk erdhi për të
ndenjur në ndonjë fron dhe për të shijuar një
ndërtesë të bukur. Kishte vetëm gurë. Duhej
më parë të ngrinte ndërtesën dhe më pas të
llive në fundshekullin e XX, le të vijnë në
Shqipëri dhe të shikojnë vetë se ç’është
bërë këtu”. Kjo ka qenë deklarata e Patri-
arkut Ekumenik Vartholomeu I, bërë në
nëntor të ’99, gjatë një vizite në Shqipëri.
Në fakt, çfarë është bërë realisht?
Eshtë pak e vështirë të flasësh për një punë,
për të cilën je përgjegjës. Por, gjëja e parë është
se kjo Kishë Orthodhokse nga mosekzistenca
erdhi në ekzistencë. Pra, u riorganizua.
Në fillim kishte shumë pak priftërinj, dhe
ata ishin të lodhur, të sëmurë, të mplakur. Ndaj
gjëja e parë ishte të përgatisnim një brez të ri
klerikësh shqiptarë. Kam hirotonisur 120 kleri-
kë. Puna ishte të gjeje njerëzit, t’i arsimoje, të
mbaje familjet e tyre gjatë 3 vjetëve të arsi-
mimit… Dhe kjo gjë u bë.
Ndërkohë, filluam një punë sistematike
ndërtimore. U ndërtuan 80 kisha nga themelet;
75 kisha-monumente kulture, gati në shembje,
pjesë, çfarë besojnë apo nëse besojnë. Kemi
programe nismëtare në çështjet e shëndetit, të
arsimit, kujdesit social dhe zhvillimit rural, kul-
turës dhe së fundi, të mjedisit.Të gjitha këto
treguan, se Kisha Orthodhokse nuk kujdeset
vetëm për rrethin e saj të mbyllur, por për të
gjithë njerëzit.
– Në gjithë këtë kalvar të gjatë arritjesh
të vështira, sa e keni ndjerë veten të
vetmuar?
Nuk kam qenë vetëm. Kisha rreth vetes
njerëz të zgjedhur, pak ishin por që i ndieja afer.
Gjithashtu, dashuria e orthodhoksëve shqiptarë
rrezaton në një mënyrë të veçantë dhe të jep
ndjesinë se nuk je vetëm.
Që në vitet e temijërisë besonim në atë që
quhet prania e Krishtit në jetën tonë, kemi
bekimin që të ndiejmë se gjithnjë Perëndia është
pranë nesh dhe kjo të krijon qetësi, një liri, madje

jepte mundësinë e përgatitjes së njerëzve për
të pranuar këtë përgjegjësi.
Nuk jua fsheh, se në fillim bëmë shumë për-
pjekje, për njerëz me shumë vlera që kisha ta-
kuar këtu. Ne i thamë një shkencëtari të madh,
nëse donte të merrte këtë përgjegjësi. Dhe ai,
duke na parë me habi, tha: Seriozisht e keni. A
mundem unë të marr një përgjegjësi të tillë?
Edhejuve, për shembull tani t’ju thoshin: “Merre
këtë bluzë, je kirurg zemre, hyr në sallë të bësh
operacion.” Ju do të qeshnit e do thoshit: “Nuk
marr vesh nga kjo”. E njëjta gjë ishte edhe këtu.
Nuk ishte çështja, se ç’prejardhje kishte njëri
apo tjetri, por kush mund të ndihmonte në këtë
gjendje. Mendoj se kjo ishte arsyeja që ma kër-
kuan mua. Njerëz të ndryshëm kanë pyetur në
Patriarkanë: “Ç’ne që propozuat atë njeri?”.
Përgjigjja ishte: “Veprimtaritë që ka kryer na
bënë t’ia ngarkonim atij këtë mision shumë të
vështirë dhe të pasigurt”.
– “Të gjithë ata që nuk u besojnë mreku-
u restauruan me studime shkencore. U riparuan
140 kisha të tjera. Ndërsa në fillim kishim vetëm
një dhomë si kotec, tani kemi selitë tona në Ti-
ranë, në Korçë, Berat dhe në Gjirokastër.
Ka përparuar puna për përkthimet dhe kemi
një shtypshkronjë. Mendoj, se një padrejtësi e
madhe që iu bë popullit shqiptar, ishte se kishte
shumë pak literaturë fetare në gjuhën e vet.
Këtë përpiqemi ta zbusim. Ne përpiqemi t’i
ndihmojmë të rinjtë që të shohin të ardhmen e
tyre me shpresë këtu në Shqipëri. Dhe të mos
kenë fobinë dhe dëshirën për të ikur.
Lidhur me rimëkëmbjen e Kishës, fakti që
Kisha jonë u pranua në organizata ndërkombë-
tare, si Konferenca e Kishave Evropiane dhe
Këshilli Botëror i Kishave; të gjitha këto i dhanë
Kishës së Shqipërisë një imazh dhe një realitet
tjetër. Paralelisht, ne nuk deshëm ta organizo-
nim komunitetin tonë si një klub të mbyllur. Që
në fillim thamë: “Jemi një bashkësi e hapur
eukaristike, që ç’ka e ndan me të tjerët.” Ndih-
mat që na vijnë (mund jenë ilaçe, veshje etj.) i
ndajmë me të tjerët, pa i pyetur se ku bëjnë
edhe në çastet e vështira, sepse vërtet ka të
tilla. Por, e ndien se nuk je vetëm, se dikush
tjetër është pranë teje që të frymëzon, të mbë-
shtet dhe të ngushëllon.
– A mund të na përmendnit, se cilat kanë
qenë disa nga momentet më të vështira,
përballë të cilave Ju ndoshta keni thënë:
“Ç’mu desh që erdha në Shqipëril”?
Nuk e kam thënë, se pse vështirësitë i shikoja
si të natyrshme. Nuk mund të pranojë dikush
një kryq dhe pastaj lë thotë pse u kryqëzova. E
di se ka pranuar në mënyrë të vullnetshme, e
di se kjo gjë ka një kuptim, e di se bën për
dashuri. Sepse dihet që dashuria kushton….
Kisha çaste të tilla të vështira, kur thoshja:
“O Zot, m’u mor fryma! Më jep forcë!”. Por
jo: “Gjynah!” Kishte shumë që thoshnin: “Humbi
Anastasi që shkoi aty”, por thoshja: “Duhet të
jesh i pranishëm në dhembjen e njerëzve dhe
Perëndia do të japë frytet e duhura”.
(vijon në numrin e ardhshëm)