(Vijon nga numri i kaluar)
-10 vjet më parë, në fjalimin tuaj të Fronë-
zimit jeni shprehur se “Kisha Orthodho-
kse ka qenë dhe do të jetë një faktor
bashkimi dhe pajtimi në vend”. Sot, pas
dhjetë vjetësh, sa e prekni këtë realitet?
Kisha Orthodhokse ka ndihmuar shumë në
këtë gjë. Në çaste kritike, siç ishin trazirat, Ki
sha Orthodhokse iu shmang çdo lloj ngatërrimi
në çështjet politike, dhe u përpoq të fliste
vazhdimisht për nevojën e pajtimit, sepse duhej
të ecnim të gjithë së bashku përpara. Gjithashtu,
ishte përpjekja për të patur jo thjesht tolerancë
ndaj të tjerëve, por respekt të vërtetë dhe
bashkëpunim me përfaqësuesit e komuniteteve
të tjera fetare. Kur u tentua të ngrihej një lloj
fronti nga ana e komuniteteve fetare kundër
atyre që nuk besonin, ne si Kishë Orthodhokse
thamë: “Jo, ne do të respektojmë çdo person,
pavarësisht se çfarë beson apo nëse beson”.
Edhe me ngjarjet e Kosovës, Kisha Ortho
dhokse mori iniciativën jo thjesht për të thënë
një fjalë të mirë, por ndërpremë çdo punë dhe
iu gjetëm pranë vëllezërve tanë, që kishin
ardhur me aq vështirësi dhe që ndodheshin
përballë sprovave të mëdha. Të gjitha këto,
besoj, dhanë një mesazh të madh dashurie,
pajtimi dhe miqësie.
– Cilat kanë qenë raportet Tuaja me
politikën shqiptare. Përse sipas jush feja
nuk ka arritur të ndikojë në zbutjen e kësaj
politike dhe të aktorëve të saj?
Së pari, të them për një vijë të përgjithshme,
të cilën desha ta sqaroja që në çastet e para.
Kisha Orthodhokse nuk përzihet në politikë. Kjo
nuk do të thotë, se tregohet indiferencë ndaj
politikës. Çdo anëtar i Kishës Orthodhokse
është një qytetar i përgjegjshëm dhe duhet të
ketë përgjegjshmëri politike. Por, Kisha
Orthodhokse si trup nukjep direktiva. Thjesht
jep kritere për ndershmërinë, konsekuencën, për
të gjitha ato që secili do të ketë parasysh për të
gjykuar se ku do ta jap votën.
Ne u përpoqëm të tregojmë sa më shumë
respekt ndaj të gjitha drejtimeve politike. Dhe
kjo nuk është gjithnjë e lehtë. Ndonjëherë, disa
nuk janë treguar të drejtë ndaj nesh. Nuk duhet
të harrojmë, se jeta thelbësore fetare është një
jetë lirie. Feja nuk imponohet, nuk është parti
që mund të imponojë pikëpamje. Nuk është një
sistem, një ideologji, që do t’u imponojë të tje-
rëve njërën apo tjetrën. Përvoja fetare është
pak a shumë si gjuha e huaj. Eshtë e vështirë
ta mësosh në moshë më të madhe. Por, unë
mendoj, se mjaft politikanë kanë bërë shumë
përpjekje për ta mësuar këtë gjuhë dhe e kanë
kuptuar se feja është një fuqi që nuk duhet lënë
pa aktivizuar në rrugën e re të Shqipërisë. Unë
jam më optimist se ju!
A keni rezerva ndaj politikës shqiptare,
p.sh. për faktin se ajo ende nuk po gjen
një zgjidhje për pronat e Kishës, ndërtimin
e një katedraleje në Tiranë, etj?
“Besoj se ka të ardht
Natyrisht, ka çështje për të cilat kemi bërë
kritikë. Mendoj, se një shoqëri dhe një qeveri
nëse nuk i jep drejtësi Perëndisë nuk mund të
ketë një drejtësi të vërtetë. Nuk mund të jetë
vetë një shoqëri e drejtë. Dhe ç’dua të them me
këtë: “Një fshat e dinte më parë që filan pronë i
takonte filan manastiri. Kur ky fshat ndau pronat
në vitin 1994, nuk i la asnjë rrënjë ulli manastirit,
por i ndanë mes tyre familjet e fshatit. A nuk u
bë një padrejtësi?” Dhe këtë padrejtësi e ka
ndihmuar ligji, që siç i jepte çdo familjeje, mund
të llogariste edhe këto komunitete fetare, që kanë
vuajtur më tepër se pronarët e tjerë dhe kanë e
dhe ato të drejtë për të marrë qoftë edhe një
pjesë të pasursë së tyre Por si u veprua? U tha,
se do të hartojmë një ligj më vonë.
Që nga viti 1994 deri sot kanë kaluar 8 vjet.
Ndërkohë janë bërë aq fakte të kryera. Ç’mund
të bësh tani? Ka një padrejtësi, edhe për ko-
munitetin orthodhoks edhe për komunitetet e
tjera fetare. Nuk dua të bëj krahasime. Por,
ka fakte të padiskutueshme, se në mjaft raste
komuniteti orthodhoks nuk ka marrë asgjë. P.sh.
në Shkodër, kisha jonë e vjetër, që ishte e para
që u shkatërrua, nuk na është kthyer. Të gjithë
që kanë një farë moshe e mbajnë mend se
sheshi qendror i Tiranës kishtedysy; Xhaminë
dhe Kishën Orthodhokse. Nga fytyra e Tiranës
është hequr njëri sy. Eshtë koha që të vihet
dhe syri i dytë, Lavdi Zotit, xhamia është, le të
jetë dhe Kisha Orthodhokse.
Le të flasim për ikonat. Thuhet, se po t’ia
kthejmë Kishës Orthodhokse nuk do të ruhen.
– Intervistë e Kryepiskopit të Tiranës,
Fortlumturisë së Tij Anastasit dhënë Tdevi
Kjo nuk qëndron. Për femijët kujdeset më tepër
nëna sesa dadoja. Për ikonat interesohet më
tepër Kisha sesa njerëz të ndryshëm, që shpesh
i marrin nga muzetë dhe i zhdukin nëpër vendet
e Evropës. Ata që i kanë krijuar këto mo-
numente të kulturës u dhimbsen! Dhe ne, siç
dihet, kemi një shkollë ikonografie dhe mirë-
mbajtje ikonash dhe nuk interesohemi për t’i
mbajtur për veten tonë. Gjithçka kemi, e për-
sëris, i përket gjithë shoqërisë shqiptare. Jam i
sigurt se kjo padrejtësi mund të korrigjohet. Dhe
po bëhen tashmë përpjekje për këtë. Thjesht
ritmet duhet të jenë më të shpejta.
– Cili është sot pozicioni i Kishës sonë mes
kishave të tjera orthodhokse dhe si ka
ndryshuar ai në këta 10 vjet? Si e mendoni
të ardhmen e Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë dhe veçanërisht, drejtimin e saj?
Mbaj mend periudhën para vitit 1990. Në të
gjitha takimet ndërkombëtare thoshin p.sh. se të
gjitha kishat evropiane bëjnë pjesë në Këshillin
e Evropës përveç Shqipërisë. Pra, e theksonin
“Përveç Shqipërisë”. Tani fjala “përveç” nuk
ekziston. Kisha e Shqipërisë është pjesëtare e
gjallë në të gjitha takimet ndërorthodhokse.
Ne kemi një sistem demokracie të veçantë,
që nuk është shumë i njohur nga të tjerët. Nuk
kemi një piramidë, siç është në botën katolike.
Eshtë një sistem prej 14 kishash autoqefale.
Kisha e Shqipërisë ka vendin e vet në këtë si
stem. Kur jemi në një tryezë të tillë të rrumbu-
llakët, duke filluar nga Patriarku i Konstandi-
nopojës, duke vazhduar me patriarkët e tjerë
të Rusisë, Rumanisë etj., edhe Kisha Ortho
dhokse e Shqipërisë ka vendin e vet.
Kjo nuk ishte e vetkuptueshme. Ndërsa ishte
krejt e shkatërruar, diskutohej, nëse duhej apo
jo që ajo të zinte përsëri vendin që i takonte.
Tashmë ajo e ka zënë vendin e vet. Madje
me shumë respekt. Në shumë kongrese, Krye-
piskopi i Kishës së Shqipërisë ka qenë referues
kryesor, qoftë në Asambletë e përgjithshme të
Këshillit Botëror të Kishave, qoftë në pozita të
tjera të përgjegjshme dhe aktivitete të Kishës
Orthodhokse. Pra, Kisha Orthodhokse e Shqi-
përisë është një realitet i gjallë sot si brenda
vendit ashtu dhe në Evropë dhe më gjerë në
botë, dhe është një ambasadë dinjitoze për të
gjitha përpjekjet që bëhen në Shqipëri. Kisha
Orthodhokse e Shqipërisë gëzon respekt si në
botën orthodhokse, në atë kristiane, do të
thoshja edhe në botën jokristiane.
Tani, për të ardhmen që thatë. Që në çastet
e para përpjekja ime ishte për rikrijimin e klerit
dhe hierarkisë kishtare. Komunitetet e tjera
kanë pasur me qindra të huaj që kanë ndihmuar
Ihme, ka shpresë… ”
raws, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,
Tdevizionit Kombëtar Arbëria –
në to ndërsa tek ne kurrë nuk kanë qenë më
shumë se 20 nështetasit joshqiptarë, kryesisht
nga Amerika ose nga Greqia. Pra, përpjekja e
parë ishte të krijohej kleri orthodhoks shqiptar.
Ju thashë, 120 ose më saktë, 124 nënshtetas
shqiptarë u përgatitën, studiuan dhe u dorëzuan
gjatë kësaj periudhe.
Me shpejtësi të madhe u përpoqa për të dorë-
zuar episkopë dhe dua që të ketë sa më shumë
të tillë, por, kuptohet, nuk mund të bëhej gjithçka
për 10 vjet… Koha është çështja kryesore për
përgatitjen e duhur për episkopët. Dëshira jonë
e madhe është të shohim sa më shumë episkopë,
bij të këtij vendi. Nuk ka predispozicion nga
askush që të krijohet ndonjë lloj kolonie. Këto
janë gjëra qesharake të njerëzve që nuk kanë
dijeni. Pra, dëshira ime e zjarrtë është që, kur të
vijnë për të ndezur ndonjë qiri në varrin tim, të
shoh që këta qirinj vijnë nga bij të këtij vendi.
– Si do t’i konsideronit raportet me besi-
met e tjera fetare në vend dhe me komu-
nitetet përkatëse që ato përfaqësojnë?
Mendoj sejanë marrëdhënie vëllazërore. Që
në çastet e para, me udhëheqësit e të gjitha
komuniteteve të tjera fetare kemi patur
marrëdhënie respekti dhe dashurie të vërtetë
vëllazërore dhe kemi bërë disa hapa më të rë-
ndësishme se sa fjala “tolerancë” etj. Ne
punojmë së bashku, ndiejmë dhembjen e njëri-
tjetrit. Nuk jemi të huaj për njëri-tjetrin. Dhe
ky është një tjetër mesazh, jo vetëm për vendin,
por dhe më gjerë, në Ballkan dhe Evropë.
– Thuhet, se Ju keni ndikuar në zbutjen e
tensioneve dhe në afrimin ndërmjet ven-
deve të rajonit. Si do ta përkthenin ndry-
she këtë, duke pasur parasysh se jetojmë
në një rajon që prodhon gjithnjë të
papritura të tipit Boshkovski?
Besoj vërtet se një kishë e gjallë është një
faktor pajtimi midis vendeve të ndiyshme. Kisha
Orthodhokse e Shqipërisë ka lidhje me shumë
njerëz në rajonin e Ballkanit. Dhe, siç e dini, në
çaste kritike Kryepiskopi ka ngritur zërin për
të vërtetën dhe madje ka befasuar shumë veta.
Si me ngjarjet e viteve 1992,1994 dhe më vonë,
të 1999-s. Unë vërtet besoj tek paqja, nuk ka
asnjë rrugë tjetër veç paqes. Brenda Ballkanit
nuk kemi të tjera mundësi. Besoj se ajo që
themi; lufta për paqen, ka të bëjë me luftën për
drejtësinë dhe luftën për zhvillimin.
E gjithë kjo përpjekje që kemi bërë është
një përpjekje për paqe. Paqja nuk është thjesht
kur disa diplomatë bredhin nëpër kryeqytete të
ndryshëm, është një punë infrastrukture, që të
kenë mundësi që të gjithë të kenë një nivel
dinjitoz dhe të kenë mundësi për t’u zhvilluar.
Unë vërtet besoj tek kjo.
Në kohën e luftës, kur ishte shkaktuar një
pështjellim i madh, thoshnim vazhdimisht: “Feja
nuk duhet të përdoret nga askush që të fuqizojë
flakën e luftës. Vaji i shenjtë i fesë duhet
përdorur për të zbutur shpirtrat e zemrat dhe
për të shëruar plagët.”
Për zotërinë në Qalë që thatë, mendoj se ka
njerëz që nuk e ndjekin në thelb zhvillimin e
ngjarjeve dhe janë pak të vonuar, shohin nga e
kaluara. Popujt e Ballkanit nuk durojnë më kon-
flikte të tjera. Jemi që jemi më të prapambeturit
e Evropës, mos ndofta duan të bëhemi më të
prapambeturit e botës? Nuk kemi të tjera mu-
ndësi. Duhet të punojmë për bashkekzistencën
paqësore, duke respektuar njëri-tjetrin.
Meqë jemi tek çështja Boshkovski, me
një deklaratë Kisha Orthodhokse ka
reaguar, duke thënë se, askush nuk mund
të përdorë një vend të shenjtë për qëllime
politike. Cili do të ishte komenti juaj ?
Citati është pikërisht thënia ime në një kanal
televiziv, se vendet e shenjta të kishave nuk
mund të përdoren për asnjë lloj politike. Kisha
thënë dhe diçka tjetër, se ne këtu në Shqipëri,
që kur arritëm dhe tashrnë kemi ringritjen e
Kishës Orthodhokse Autoqefale, e dimë se të
gjithë orthodhoksët, pavarësisht nga origjina e
tyre, janë anëtarë të kësaj Kishe Orthodhokse.
Dhe ata njerëz që ndodhen në zonën e Prespës,
që mund të flasin një gjuhë tjetër ose të kenë
lidhje të tjera, janë anëtarë të Kishës sonë. Nuk
mund të vijë çdo politikan nga vendi fqinj dhe
t’u thotë ç’të dojë njerëzve të thjeshtë, të cilët
shpesh gjenden në konfuzion. Ndaj, siç e patë
ishte i qartë dhe i menjëhershëm reagimi ynë,
sepse besojmë se nuk mund të lejojmë këdo të
vijë të na ndryshojë një përpjekje që kemi bërë
për kaq vjet.
Cili është Anastasi (tjetër) jashtë
detyrës së Kryepiskopit. Çfarë pëlqen
dhe a ka kohë të argëtohet?
Po të doni mos thoni “tjetër”, sepse fjala
“tjetër”do të thotë se janë dy njerëz të
ndryshëm. Thjesht është një shprehje e jetës
së një njeriu, si gjithë të tjerët, dhe unë gëzohem
për muzikën për leximin, natyrën, ecjen, detin,
kur më jepet mundësia të jem pranë tij. Por, ajo
që mendoj se është përcaktuese, është se
shërbesën time unë e jetoj si një gëzim dhe si
zhvillim. Ajo që bëj përpiqem të jetë në një
atmosferë paqeje, dashurie dhe gëzimi. Pra,
gëzohem për atë që bëj dhe natyrisht, ka dhe
intervale për të marrë frymë.
A ka diçka që ju pëlqen veçanërisht dhe
e keni një hobi tuajin?
Nuk kam ndonjë hobi konkret. Komunikimi
me njerëzit për mua është një gëzim i madh. Ta-
kimi me miqtë e vjetër dhe të rinj. Leximi gj ithashtu
është një gëzim i madh. Gjatë udhëtimeve më jepet
rasti për sfida të reja, mendime të reja, për të
parë. Kam kureshtje për zhvillimin e teknologjisë,
si konfigurohet bota e re etj.
Në morinë e librave që ju keni bërë,
kam mësuar se Ju jeni duke shkruar një
të ri, për çfarë bëhet fjalë në të?
“Besoj se
ka të ardhme,
ka shpresë… ”
(Vijon nga faqja 7)
E keqja është se, shumë nga studimet e mia,
si për induizmin, budizmin e tema të tjera, për
historinë e feve, presin ende si shënime dhe si
shkrim i parë, të cilin nuk pata mundësinë për
ta përpunuar këta 10 vjet që jam këtu si
Kryepiskop i Shqipërisë. Nuk përjashtohet
mundësia të gjej pak kohë, por… Nuk mund t’i
bëjë njeriu të tëra në jetën e tij.
A ju del koha të ruani kontaktet me
shokë e miq të vjetër? A ju merr malli për
diçka të kaluar që do të donit ta kishit edhe
tani?
Koha është e pakët. Qoftë edhe aq sa mbe-
tet e përdor, për të komunikuar me miqtë e vje-
tër, por dhe me miq të rinj, që vazhdimisht krijon
lidhja dhe komunikimi i përditshëm me njerëzit.
A keni kohë për gjëra të tjera, jashtë
misionit tuaj fisnik. Për shembull të lexoni,
të shëtisni etj.?
Jua thashë, se koha është e pakët, por për-
piqem. P. sh. të ndjek një festë rinore, që është
njëkohësisht gëzim e argëtim; shëtitja patjetër
më jep mundësinë për të qëndruar në heshtje,
për të kërkuar brenda vetes dhe për të parë, se
ç’duhet korrigjuar dhe ç’përpjekje na presin.
Argëtime të tjera, thashë janë leximi, muzika,
që është një ngushëllimi madh; Gjithashtu, ko
munikimi me njerëz, që i dua dhe më duan.
Dhjetë vjet më pas, a ndiheni i lodhur?
Shumë thonë që jam pak më i çlodhur se 10
vjet më parë.
Nuk e di nëse në mbyllje, do të kishit
një mesazh për gjithë besimtarët shqiptarë
që po na ndjekin ?
Nuk do të doja të jepja përshtypjen e një
mësuesi që jep mesazhe. Thjesht them se jam
një pjesëtar i kësaj shoqërie, që përpiqet për
më të mirën. Ajo që them dhe besoj, është se
ka të ardhme, ka shpresë. Të gjithë duhet të
luftojmë në këtë drejtim, me më shumë vëlla-
zërim, duke e pranuar më shumë njëri-tjetrin,
me më shumë respekt për veçantitë e secilit.
Me më shumë konsekuencë, për të ndihmuar
një popull, të cilit i janë bërë shumë padrejtësi
nga ato 50 vitet e izolimit, që të ecë sa më shpejt
drejt integrimit të tij evropian, drejt gjithë atyre
mundësive që i japin cilësitë dhe dhuntitë që i
ka dhënë Perëndia. Uroj thjesht, që kjo liri që
ekziston, të bëhet gjithnjë e më e thellë, dashuria
të bëhet më thelbësore dhe bashkëpunimi midis
të gjitha forcave të bëhet sa më efektiv.
Tiranë, shtator 2002