Një nga të dielat e Llukait i gjeti besimtarët beratas në këtë fundviti në Manastirin e Shën Vlashit, në Durrës. Them besimtarët, sepse së bashku me ata orthodhoksë nëpër vende të shenjta vijnë dhe besimta- rë të besimeve të tjera. Nga Berati u nisën tre autobusë.
Nën kujdesin e besimtares, më- sueses në pension, znj. Fanie Mingo, orthodhoksët beratas shkojnë dhe luten në ato vende ku janë ndërtuar kisha dhe zhvillohen liturgji në nderim të martirëve të Kishës.
Më 24 gusht, të kremten e Shën Kozmait ishin në Kolkondas të Fierit. Më 8 shtator, të kremten e Lindjes së Hyjlindëses, ishin në Manastirin e Ardenicës. Të Dielën e Katërt të Llukait, tre autobusë me besimtarë i kremtuan në Manastirin e Zvërnecit. Më 26 tetor, të kremten e Shën Dhmitrit, numri i ma- kinave me besimtarë në kishën e shek. XIV në fshatin Drobonik, ishte i paparashikuar. Bukuria dhe kënaqësia që ndienin në këto vende historike, i nxiti besimtarët beratas për ta parë së bashku Manastirin e Shën Vlashit.
Shumicës i kujtohej kisha e vje- tër në atë kodër dhe mrekullitë e saj për besimtarët që vinin me shpresë e besim te Perëndia ynë, Zoti Jisu Krisht.
Mjerisht edhe ky manastir mre- kullibërës u shkatërrua nga regjimi i atëhershëm komunist. Por Perë- ndia nuk na braktisi. Dhurata e paç- muar e Kryepiskopit Anastas, Ma- nastiri i ri i Shën Vlashit u bë më i bukur e më rnadhështor. Atë që të
pafetë e shkatërruan për dy ditë, shpirti i tij e ringjalli.
Besimtarët pas kungimit dhe marrjes së naforës, nën shoqërimin e misionarëve amerikanë Maria dhe Charls Linderman, vizituan shtëpinë e fëmijëve “Shtëpia e Shpresës” dhe mjediset e Akademisë Teo- logjike “NgjalljaeKrishtit.
Pas Manastirit të Shën Vlashit, besimtarët shkuan në Durrës, në kishën e Shën Pavlit e Shën Astit
dhe atë të Shën Gjergjit. Ndezën qirinj dhe u lutën.
Të mbushur me besim e dashuri për Zotin tonë Jisu Krisht besim- tarët u kthyen në Berat, me shpre- së për të vizituar edhe vende të tjera, si për shembull kishat në Vosko- pojëetj.
Qirjako Stefani