EmailFacebookKontakt

Besimtarët beratas rinovojnë traditën e njohur

Kremtim i pasur i Uiit të Bekuar në të gjitha mitropolitë
Besimtarët beratas rinovojnë traditën e njohur
Qyteti i Beratit ka të veça-
ntën e vet në ditën e Ujit të
Bekuar. Madje, nga besimtarët
thuhet se vendi ku hidhet
Kryqi është “si në Jordan”.
Qysh në orën 5:30 besimtarë
nga të gjitha lagjet u mblodhën
tek lumi bashkë me Ikonom At
Vangjel Xoxen dhe At Petraq
Simsinë, për bekimin tradici-
onal të lumit, dhe pastaj u drej-
tuan tek kisha e Shën Spiri-
dhonit për të vazhduar faljen.
Liturgjia Hyjnore aty u krye
nga Kryebariu i Dioqezës,
Hirësia e Tij Ignati.
Pasi përfundoi mesha, me
qindra besimtarë iu drejtuan
vendit ku do të hidhej Kryqi. Në
krye printe Imzot Ignati i
shoqëruar nga klerikët dhe pas
tyre vinin qindra besimtarë, të
cilët dukeshin si një ansambël
gjigand kur këndonin këngën
“….në Jordan kur pagëzoheshe,
o Zot…”. Deri tek ura e Goricës,
në të dyja anët e bregut ishin
mbledhur mijëra njerëz, të ar-
dhur jo vetëm nga dioqeza, por
nga e gjithë Shqipëria për të
ndjekur këtë rit të bukur tradi-
cional, në këtë qytet të bekuar.
Kryqin e hedhur nga Imzot
Ignati e kapi i riu Angjellar
Simsia, së bashku me djemtë
Joan Qako, Taulant Përoi,
Elorion Sylfari, Vani Qarmo.
Ata erdhën tek Kryebariu
dhe pasi morën bekimin shkuan
me kryq në dorë në portat e be-
simtarëve nëpër qytet, që këtë
ditë janë të hapura. Ndërsa të
gjithë ata që u ndodhën në këtë
shërbesë, mbushën enët në
lumin e bekuar.
Korresp. i “Ngjalljes”