EmailFacebookKontakt

Besimtarë të shumtë në të gjitha shërbesat

Korçë

Besimtarë të shumtë
në të gjitha shërbesat

Atmosfera e Pashkës filloi të ndihej më intensivisht që nga e Diela e Dafinave, e cila shënon dhe fillimin e Javës së Madhe të pësimeve shpëtimtare.

Kjo atmosferë në qytetin e Korçës shprehej jo vetëm në zbukurimin e objekteve të kultit dhe intensitetin e lutjeve e shërbesave kishtare, por (vijon në faqen 8)

Besimtarë të shumtë në të gjitha shërbesat

(vijon nga faqja 7)

edhe banderolat me urime paskale në rrugët e qytetit demonstronin një atmosferë festive. Shërbesat kishtare u zhvilluan në të gjitha kishat e qytetit dhe u ndoqën nga besimtarë të shumtë.

Më intensive pjesëmarrja u bë të Mërkurën e Madhe në mbrëmje, ku siç është bërë tashmë traditë të gjithë besimtarët u mblodhën në kishën e Burimit Jetëdhënës dhe ndoqën Shërbesën e Efqelisë, e cila u celebrua nga Imzot Joani. Kjo shërbesë monoklise u mbyll me vajosjen e shenjtë të besimtarëve.

Të Enjten e Madhe shërbesat vazhduan në të gjitha kishat. Ndërsa në orët e mbrëmjes, sipas tipikosë së ditës, Zoti i varur mbi kryq u ve- ndos në mes të kishës ku mijëra njerëz u përgjunjën përpara të Kryqë- zuarit.

Dita e premte në mëngjes filloi me Shërbesën e Zbritjes. së Zotit nga Kryqi. Menjëherë pas këtij momenti tingujt e kambanave filluan të përshkojnë vajtueshëm qytetin. Përsëri mijëra njerëz u falën përpara epitafit të Zotit.

Mbasditja e së Premtes mblodhi përsëri besimtarët në kishat e enorive të tyre, ku pas Vajtimeve të Përmbivarrshme në orën 18:45 u bë takimi i pesë epitafeve të të gjitha kishave. Më pas procesioni vazhdoi, banda e qytetit shoqëronte epitafet me marshe funebre dhe nën melodinë e stancës së tretë të vajtimeve. Procesioni u ndoq nga mijëra njerëz të

cilët shoqëronin nga pas kortezhin përgjatë lëvizjes së tij në unazën e vogël të qytetit. Kështu duke u kthyer përsëri në kishat përkatëse u mbyll kjo ditë vajtimi dhe gëzimi, ku Ngjallja kalon nga Kryqi dhe jeta nga vdekja.

Kulmi i festimeve arriti natyrshëm në mesnatën e së shtunës. Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Imzot Joani shpalli lajmin e gëzuar dhe triumfal të Ngjalljes dhe tha në urimin e tij:

“Për këtë arsye Kisha na fton të marrim pjesë në dritën e Ngjalljes së Krishtit, për të përjetuar gëzimin që vjen nga kjo dritë. Ajo na fton ta përjetojmë Ngjalljen e Zotit, sepse vetëm nëpërmjet këtij përjetimi ne mund të ndiejmë gëzimin e gjallë dhe ngazëllimin e papërshkruar të kësaj ngjarje, që është dhurata më e madhe që Perëndia i ka bërë të gjithë njerëzve nëpërmjet Jisu Krishtit”.

Ditën e diel në orën 1000, siç është traditë u celebrua Mbrëmësorja e Dashurisë, e cila në Korçë kryhet gjithmonë në kishën e Burimit Jetëdhënës. Më pas nga ballkoni i Selisë së Mitropolisë së Shenjtë të Korçës Hirësia e Tij Imzot Joani, siç është traditë, shpalli përsëri lajmin e Ngjalljes, që nga korçarët njihet me emrin Dhefteri Anastasi, Ngjallja e dytë. Kështu në vazhdim në Selinë e Mitropolisë u pritën vizita me rastin e Pashkës. Morën pjesë pushtetarë lokalë, njerëz të artit dhe kul- turës, personalitete të botës akademike edhe qindra besimtarë.

Korresp. i Gazetës “Ngjallja”

Korçë
Besimtarë të shumtë
në të gjitha shërbesat
Atmosfera e Pashkës filloi të ndihej më intensivisht që nga e Diela e
Dafinave, e cila shënon dhe fillimin e Javës së Madhe të pësimeve shpëtimtare.
Kjo atmosferë në qytetin e Korçës shprehej jo vetëm në zbukurimin
e objekteve të kultit dhe intensitetin e lutjeve e shërbesave kishtare, por
(vijon në faqen 8)

Besimtarë të shumtë në të gjitha shërbesat
(vijon nga faqja 7)
edhe banderolat me urime paskale në rrugët e qytetit demonstronin një
atmosferë festive. Shërbesat kishtare u zhvilluan në të gjitha kishat e
qytetit dhe u ndoqën nga besimtarë të shumtë.
Më intensive pjesëmarrja u bë të Mërkurën e Madhe në mbrëmje,
ku siç është bërë tashmë traditë të gjithë besimtarët u mblodhën në
kishën e Burimit Jetëdhënës dhe ndoqën Shërbesën e Efqelisë, e cila u
celebrua nga Imzot Joani. Kjo shërbesë monoklise u mbyll me vajosjen
e shenjtë të besimtarëve.
Të Enjten e Madhe shërbesat vazhduan në të gjitha kishat. Ndërsa
në orët e mbrëmjes, sipas tipikosë së ditës, Zoti i varur mbi kryq u ve-
ndos në mes të kishës ku mijëra njerëz u përgjunjën përpara të Kryqë-
zuarit.
Dita e premte në mëngjes filloi me Shërbesën e Zbritjes. së Zotit
nga Kryqi. Menjëherë pas këtij momenti tingujt e kambanave filluan të
përshkojnë vajtueshëm qytetin. Përsëri mijëra njerëz u falën përpara
epitafit të Zotit.
Mbasditja e së Premtes mblodhi përsëri besimtarët në kishat e
enorive të tyre, ku pas Vajtimeve të Përmbivarrshme në orën 18:45 u
bë takimi i pesë epitafeve të të gjitha kishave. Më pas procesioni vazhdoi,
banda e qytetit shoqëronte epitafet me marshe funebre dhe nën melodinë
e stancës së tretë të vajtimeve. Procesioni u ndoq nga mijëra njerëz të

cilët shoqëronin nga pas kortezhin përgjatë lëvizjes së tij në unazën e
vogël të qytetit. Kështu duke u kthyer përsëri në kishat përkatëse u
mbyll kjo ditë vajtimi dhe gëzimi, ku Ngjallja kalon nga Kryqi dhe jeta
nga vdekja.
Kulmi i festimeve arriti natyrshëm në mesnatën e së shtunës.
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Imzot Joani shpalli lajmin e gëzuar
dhe triumfal të Ngjalljes dhe tha në urimin e tij:
“Për këtë arsye Kisha na fton të marrim pjesë në dritën e Ngjalljes
së Krishtit, për të përjetuar gëzimin që vjen nga kjo dritë. Ajo na fton ta
përjetojmë Ngjalljen e Zotit, sepse vetëm nëpërmjet këtij përjetimi ne
mund të ndiejmë gëzimin e gjallë dhe ngazëllimin e papërshkruar të kësaj
ngjarje, që është dhurata më e madhe që Perëndia i ka bërë të gjithë
njerëzve nëpërmjet Jisu Krishtit”.
Ditën e diel në orën 1000, siç është traditë u celebrua Mbrëmësorja
e Dashurisë, e cila në Korçë kryhet gjithmonë në kishën e Burimit
Jetëdhënës. Më pas nga ballkoni i Selisë së Mitropolisë së Shenjtë të
Korçës Hirësia e Tij Imzot Joani, siç është traditë, shpalli përsëri lajmin
e Ngjalljes, që nga korçarët njihet me emrin Dhefteri Anastasi, Ngjallja
e dytë. Kështu në vazhdim në Selinë e Mitropolisë u pritën vizita me
rastin e Pashkës. Morën pjesë pushtetarë lokalë, njerëz të artit dhe kul-
turës, personalitete të botës akademike edhe qindra besimtarë.
Korresp. i Gazetës “Ngjallja”