Edhe këtë vit, Manastiri i Shën Joan Vladimirit në Shijon të Elba- sanit, u mbush plot e përplot me be- simtarë të ardhur nga fshatra e qytete të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga Mali i Zi, si dhe një grup studentësh të teologjisë nga SHBA.
Shërbesa e Agripnisë filloi në mbrëmjen e datës 3 qershor, në orën 2100dhe vazhdoi gjatë gjithë natës, deri në agim të 4 qershorit.
Të nesërmen u zhvillua sërish Liturgjia Hyjnore. Shërbesat u zhvilluan nga një numër i madh kle- rikësh vendës e të huaj dhe u drej- tuan nga Hirësi Nikolla. Ato u ndoqën me besim e shpresëtari të madhe nga besimtarë të panumërt që rrinin si brenda në kishën e manastirit, ashtu edhe jashtë saj.
Mbresëlënëse ishte litania e shenj- torit përreth kishës, më 4 qershor.
Gjatë gjithë ditës, besimtarët iknin e vinin, duke u ndjerë më të mbushur me dashurinë hyjnore. Panairin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe politikanë, përfaqësues
të pushtetit lokal etj.
E kremtja e bekuar e Shën Joan Vladimirit kaloi e mbushur me dritë e me shpresë dhe panairi u mbyll me lutjet drejtuar Perëndisë, për më shumë paqe e dashuri.
Atë Stavri Çipi