EmailFacebookKontakt

Besimtar dhe qytetar i dalluar

Shpesh kemi folur për be-
simtarë, të cilët janë shquar me
përkushtimin e tyre ndaj be­
simit orthodhoks dhe kishës.
Por, një njeri besimtar nuk ka
si të mos jetë edhe një qytetar i
tillë, shembull për sjelljet dhe
jetën e tij, që u gjendet gjith-
monë pranë të tjerëve në ne-
vojë.
Një rast i tillë ishte edhe
vendimi i Këshillit të Bashkisë
së Kavajës, i cili nderoi me
titullin “Qytetar Nderi” në
fushën e artit profesor Kozma
Rusin. Ai lindi më 1930 në
Kavajë, nga një familje me

besim ortho-dhoks. Në vitet
1991 ishte nga nismëtarët për
rihapjen e Kishës së qytetit. Në
vitin 1993, kur Imzot Anastasi
bëri një vizitë në qytetin e
Kavajës u prit me ngrohtësi e
dashuri nga të pranishmit dhe
shkoi për vizitë në shtëpinë e
profesor Kozmait. Fortlumtu-
ria e Tij, në bisedë e sipër tha:
“Kishën do ta rindërtojmë dhe
do ta bëjmë të bukur, por duhet
edhe ju si dirigjent e kompozi-
tor të kontribuoni për korin
kishtar”.
Ceremonia e rastit u bë në
kinemanë e qytetit, ku iu dha ti-

tulli nga nënkryetari i Ba-
shkisë z. Ramadhi, i cili foli për
jetën e veprimtarinë e tij. Po
ashtu referuan miq e shokë.
Për nder të tij banda frymore
dhe grupi i këngëtarit Ilir
Sallaku dhanë një program, ku
dirigjonte vetë profesor Rush
E veçanta e kësaj dite ishte
në shtëpinë e tij ku priti miqtë
dhe njerëzit e tij, ku në mes të
tavolinës kryesore ishte një
shportë e madhe me vezë të
kuqe të Pashkëve, me të cilat
qersate të gjithë sa vinin për
ta uruar.
LIP.