EmailFacebookKontakt

Besimi është dhënë për t’u mbajtur gjallë; ungjilli është dhënë për t’u predikuar

BESIMIËSHTË DHËNË PER T’U MBAJTUR GJALLË; UNGJILLIËSHTË DHËNË PËR T’U PREDIKUAR

Kjo ishte thirrja që shoqëroi fuqishëm të gjithë përfaqësuesit e Kishave të Krishtera në Evropë përgjatë konferencës së organizuar nga CEC-KEK (Counsultation of Christian Churches – Konsultimi i Kishave të Krishtera), në Budapest të Hungarisë, nga 23-28 janar.

Përfaqësuesit ishin nga 21 ve- nde të ndryshme të Evropës dhe nga shumë tradita të krishtera, për- fshirë këtu Orthodhoksët, Romano- Katolikët, Protestantët, Evangje- listët, Pentikostalët, Anglikanët etj. Ndër Orthodhoksët e Evropës për-

faqësohej dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Tema e kësaj konference ishte: “Eja Shpirti i Shenjtë; shëro dhe pajto në Evropë … ndriço të gjithë njerëzimin me dritën tënde”. Pjesa e parë e temës: “Eja Shpirti i she- njtë; shëro dhe pajto në Evropë…”, ishte rrjedhojë e Konferencës së Athinës 2005, e cila theksonte misionin dhe ungjillëzimin. Pjesa e dytë ishte: “…ndriço të gjithë njerëzimin me dritën tënde”, temë.kjo e cila i drejton kishat e krishtera drejt Asa- mblesë së Tretë Ekumenike, që do

të zhvillohet në Sibiu të Rumanisë, në shtator të 2007-tës.

Programi i kësaj Konference ishte mjaft i larmishëm. Çdo më- ngjes fillonte me studim biblik (lectio divina) dhe pasohej nga seanca e parë e përbërë nga tre folës, që sillnin pjesë të ndryshme nga misi- oni i kishave në Evropë dhe qëndri- min e tyre përballë kësaj përgjegjë- sie. Më pas programi pasohej nga dy Workshope, ku tregohej misioni dhe ungjillëzimi i disa kishave në shtete të ndryshme të Evropës. Kë- tu jepej mundësia që përfaqësuesit

e kishave të ndanin me njëri – tjetrin misionin dhe ungjillëzimin e kishave të tyre brenda dhe jashtë vendit ku ata jetonin. Programi i mbasdites pasohej me seancën e dytë, ku mund të dëgjoje edhe referues të tjerë dhe të kuptoje se si kishat punonin në pjesë të ndryshme të këtij konti- nenti, sfidat dhe bekimet që ata kishin përgjatë këtij misioni. Në këtë seancë, çdonjëri mund të merrte përgjigjet e pyetjeve që mund të kishin lindur gjatë ditës.

Ana Kërçyku