U takuan dikur në Moskë enciklopedisti francez Didero dhe Metropoliti i Moskës Platon (1730-1812).
I thotë Dideroi:
– E dini, Hirësi, unë nuk besoj tek Perëndia!
– Nuk beson, se Perëndia është Ati ynë? Nuk beson jetën tënde në duart e Tij, në dashurinë e Tij?
– Jo, Hirësi, kjo që thoni ju është diçka e zakonshme. Unë ju thashë diçka të re!
– Çfarë është e re?
– Unë them, se nuk ka Perëndi!
– Për të re na e thua këtë? E thonë edhe të tjerë!
– Kush? Kur?
– Davidi shkruan: “Tha i marri në zemrën e vet: Nuk ka Perëndi” (Psalmi 13 – 1). Ja pra, thoni të njëjtat gjëra me atë njeri që jetoi para tre mijë vjetësh! Me një ndryshim. Ai i marri i vjetër hezitonte ta nxirrte nga goja, sepse kishte pak mend dhe i vinte turp nga bota, ndërsa ti e thua lirisht!