Nëpër faqet e shtypit
Berat – Vidhet ikonostasi i Kishës së Ungjillëzimit në Kozarë
Nga gazeta SHEKULLI: Grabiten pjesë nga ikonostasi i Kishës së Ungjillëzimit në Kozarë (Kuçovë). Kujdestari i kësaj kishe tha për gazetën se autorët e grabitjes kanë hapur derën e jashtme dhe më pas kanë vjedhur pjesë nga ikonostasi.
Ndërtimi i Kishës së Ungjillëzimit në Kozarë i takon vitit 1768. Në vitin 1812 është ndërtuar ikonostasi nga mjeshtri vendas Mandushi, i biri i mjeshtrit Ngjela (Naun). Ikonostasi është rreth 4,5 m i lartë dhe 10 m i gjatë. Ai është i gdhendur me dru arre dhe i larë me flori. Ka pasur ikona, të cilat pas mbylljes së kishave janë marrë nga monumentet e kulturës dhe gjenden në muzeun e Beratit.
Sipas burimeve nga Drejtoria e monumenteve, ikonostasit i janë vjedhur tri harqe të dyerve dhe 7 panele dekorative. Për vjedhjen janë njoftuar autoritet kompetente…
Dhe “kompetentët” do bëjnë sërish “një vrimë në ujë”, siç ka ndodhur sa herë janë vjedhur e dëmtuar kishat orthodhokse. Përderisa “njerku” shtet do t’i mbajë ende objektet e gjërat e shenjta të vjedhura nga komunizmi, kjo papërgjegjshëmëri dhe dëmtime do vazhdojnë, ashtu si do vazhdojë edhe rrënimi e vjedhja e kishave…