EmailFacebookKontakt

Berat – Presidenti Meta mori pjesë në kremtimin e Theofanisë

Në datën 6 janar 2021, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, vizitoi qytetin e Beratit me rastin së kremtes së Theofanisë, “Ujit të Bekuar”, ku u prit përzemërsisht nga klerikët e Mitropolisë së Beratit dhe besimtarët e shumtë të mbledhur si tradicionalisht për të festuar.

Presidenti fillimisht mori pjesë në Shërbesën e Bekimit të Madh të Ujërave dhe në hedhjen e Kryqit në ujërat e lumit Osum, më pas vizitoi kishën e Shën Spiridhonit në lagjen “Goricë”, ku ndau urimet e përzemërta me besimtarët beratas.

Në një prononcim për mediat, Presidenti Meta u shpreh: “Është kënaqësi e veçantë të zgjidhja sot qytetin e Beratit, këtë qendër mijëravjeçare të qytetërimit tonë, për të festuar dhe uruar ditën e Ujit të Bekuar…

Le të na ndriçojë kjo ditë e shenjtë dhe të na forcojë besimin në Zot, për të përballuar së bashku këto sfida të vështira, me të cilat ndeshemi, si pandemia COVID-19 dhe për të fituar të gjitha sfidat e këtij viti.”