EmailFacebookKontakt

Berat – Pas 15 vjetësh zhvillohet Liturgjia Hyjnore në kishën e Shën Kollit, Paftal

Berat – Pas 15 vjetësh zhvillohet Liturgjia
Hyjnore në kishën e Shën Kollit, Paftal

Në rrëzë të Shpiragut ndodhet
Paftali, fshati piktoresk dhe klima-
terik, ku kanë banuar njerëz të
shquar e me tradita të vyera arsim-
dashëse, fetare dhe kulturore. Shu-
mica e banorëve ishin orthodhoksë,
prandaj dhe në vitin 1875, me ndih-
mën e tyre vetjake, ndërtuan mbi
një kodër të bukur kishën e fam-
shme të Shën Kollit. Më vonë, be-
simtari Aristotel Kusta solli nga Ita­
lia, me shpenzimet e veta, dy ka-
mbana. Muret, hajati dhe kamba-
norja e kësaj kishe të shenjtë janë
ngritur me gurë të nxjerrë nga mali,
të skalitur me mjeshtëri të rrallë
dhe të lidhur aq fort e artistikisht
saqë të krijojnë përshtypjen se janë
ndërtuar tani afër.
Pranë kishës paftalakët ndërtu-
an dy çezma, vepra të bukura arti.
Jo më larg se 20 metra nga kisha,
këta besimtarë të flaktë ndërtuan
shkollën fillore dhe mëngrën për nxje-
rrjen e vajit nga ullinjtë e shumtë.
Në këtë kishë kanë meshuar i
ndjeri Thanas Papa, varri i të cilit
ndodhet fare pranë ajodhimës, si
edhe i ndjeri Spiro Papa, që në vitin
1964 u fronëzua si Mitropolit i Be-
ratit. Në territorin e kishës ndodhen
varret e shumë besimtarëve ortho-
dhoksë të këtij fshati.
Në atë periudhë, kur orthodho-
ksia ishte rrënjosur thellë në zemrat
e besimtarëve, burrat dhe gratë e
moshuar, të rinjtë e të rejat, nxënësit
e shkollës, fëmijët njomëzakë shko-
nin të gëzuar pranë njëri-tjetrit çdo
të diel dhe çdo ditë të shënuar në
kishën e Shën Kollit, për të ndjekur
me vëmendje Liturgjinë Hyjnore,
për të dëgjuar me kujdes predikimin
e priftërinjve. Pas Meshës, burrat
në hajatin e tyre dhe gratë në haja-
tin tjetër, uleshin e bisedonin për
problemet e ditës, hanin grurin për
të kujtuar të ndjerët, pinin kafe dhe
lidhnin miqësi të reja.

Liturgjia e parë Hyjnore pas
shumë vitesh ndalimi të besimit u
krye aty më 10 maj 1992, nga atë
Vangjel Xoxe. Pas 15 vjetësh iu
kërkua Mitropolitit të Beratit, Hirë-
sisë së Tij Ignatit, për ta falur për-
sëri këtë kishë. Ai e priti këtë me
kënaqësi të veçantë dhe caktoi
datën 21 tetor për të zh villuar Litur-
gjinë Hyjnore.
Si fillim, u hartua lajmërimi për
këtë veprimtari, i cili u afishua në
mjedise kishtare edhe në qytetet
Tiranë, Berat, Kuçovë, Lushnje,
Fier, Vlorë etj.
U bë kujdes për rivendosjen e
kambanës, si dhe u siguruan me
ndihmën e Bashkisë Berat 150 nde-
njëse, të mbetura nga rikonstruk-
sioni i një mjedisi publik.
Të dielën, 21 tetor, autobusët u
nisën që herët, dhe shumë të tjerë
erdhën nga qytete të afërta me
automjete vetjake. Salla e kishës u
mbush plot e përplot me rreth 400
shpresëtarë.
Liturgjia Hyjnore u ndoq me
përkushtim të veçantë dhe mbas saj

Mitropoliti bëri një predikim ku mi­
dis të tjerave, tha: “…Koha e mo-
nizmit ka lënë gjurmët e saj edhe
në dëmtimin e kësaj kishe. Është
kënaqësi e madhe që shikojmë kaq
shumë besimtarë në këtë kishë të
këtij fshati kaq të njohur. Është e
nevojshme që ta mbajmë të gjallë,
duke zhvilluar mesha të tjera. Ashtu
si të parët tuaj, që kanë dhuruar
kaq shumë materiale dhe para për
ndërtimin dhe mirëmbajtjen e
objekteve kishtare, kështu edhe ju
duhet të kontribuoni për të
vendosur xhama në dritaret e kësaj
kishe, për të rregulluar çatinë, për
të rikonstruktuar hajatet e saj dhe
për të kryer një sërë punimesh të
tjera të rëndësishme …”
Besimtarët shikuan me shumë
interes dhe pamjet që zografi i
talentuar, z. DhimitërTopi, i kishte
afishuar në muret e hyrjes së
kishës. Ishin disa montazhe
fotografish të bëra në vite, me
pamje nga ditët e para të riçeljes
së kishave.
Ilia Mihai Zaka