EmailFacebookKontakt

Berat – Pagëzime në Kishën e Shën Spiridhonit

Berat
Pagëzime në Kishën
e Shën Spiridhonit
Në mbrëmjen para së kremtes të Shën
Spiridhonit, në Kishën me të njëjtin emër
në Berat, e cila u rihap pikërisht me këtë
festë 9 vjet më parë, u zhvillua një cere-
moni mjaft e bukur.
Pas kryerjes së mësimeve të rregullta
të katekizmit, u pagëzuan 24 vajza nga Ro-
skoveci, në moshat 10 -14 vjeç. Përveç fa-
miljarëve të fëmijëve dhe dhjetëra besim-
tarëve, në shërbesën e kësaj dite të paha-
rruar morën pjesë Hirësia e Tij, Mitropoliti
i Beratit Ignati, Stavrofor At Vangjel Xoxe,
At Petraq Simsia dhe dhiakoni i Roskovecit
Nikolla Nushi.
Korresp. i “Ngjalljes”