EmailFacebookKontakt

Berat – Kremtohet Ungjillëzimi dhe Adhurimi i Kryqit

Berati dhe në veçanti Kalaja,

për numrin e faltoreve që ka, është si një kalendar të kremtesh, i jetuar dhe i respektuar. Janë jo pak, por 42 kisha – 42 shenjtorë dhe të kre- mte. Pikërisht këtu në Kala, në një nga faltoret e saj, në Vangjelistra, u kremtua Liturgjia e 25 Marsit, në prani të shumë besimtarëve. Atë e kreu atë Petraqi dhe dhjak Spiri- dhoni.

Të nesërmen, më 26 mars, në Kishën e Shën Spiridhonit u krem-

tua Adhurimi i Kryqit ose si i thonë

ndryshe “dita e luleve”. Që herët shumë besimtarë jo vetëm nga Gorica, por edhe nga Vakëfi, Ma- ngalemi, Kalaja, Përroi filluan të mbushin kishën…

Liturgjia u krye nga atë Petraqi, i cili pasi drejtoi litaninë me stagonin plot me lule me kryqin në mes, iu dha besimtarëve që nderonin kryqin e shenjtë nga një lule.

Sotir Mishaxhiu