EmailFacebookKontakt

Berat – Kremtohet me madhështi 15 Gushti

N

ë juglindje të dioqezës së Beratit, mes kurorave me ullinj ndodhet Vodica dhe pikërisht në kodrën e saj ndodhet kisha e Hyjlindëses. Aty tashmë është bërë traditë që të vijnë besimtarë në mbrëmje jo vetëm për të marrë pjesë në mbrëmësore, por dhe të shtrojnë sofrën e madhe të Shën Marisë. Kishin ardhur jo vetëm nga Berati, por edhe nga trevat e dioqe- zës dhe nga diaspora. Pas mbrëmësores që u drejtua nga Imzot Ignati dhe u shoqërua nga atë Petraqi e dhajkon Dhimitri, besimtarët nën dritën e qirinj ve rreth e qark faltores kishin shtru- ar sofrën e bukur madhështore, darkën e Fjetjes së Shën Marisë; dukej sikur nata ishte ditë. Kjo ishte dhe bukuria shpirtërore kristiane e kësaj nate që kishte pranë hirin e Perëndisë.

Në jugperëndim të Shqipërisë, në zemër të Myzeqesë ndodhet Shqishta, e cila të befason me bukurinë e saj natyrore dhe shpirtërore. Kë- tu, mbi një kodër mes gjelbërimit është ringritur streha e Shën Marisë, e cila i takon shekullit XVII. Shumë herët ishin nisur besimtarët nga fshatrat përreth Frashëri, Belina, Marinza, Vë- ndreza. Midis besimtarëve për të marrë pjesë në këtë të kremte vinte Imzot Ignati, ndaj si gjithmonë prania e Kryebariut e shtonte dhe më shumë ngazëllimin e kësaj dite të shënuar.

Liturgjinë e drejtonte atë Nikolla, dhjakon Spiridhoni dhe Dhimitri. Shën Maria, nëna e kryenënave që lindi Krijesën e botës, Shpëtim- tarin, ajo që me virgjërinë e saj çuditi botën dhe nuk përbuzi vdekjen dhe që mbeti model i virtyteve, meriton lavdërim dhe urimet shpirtë- rore, ndaj i takoi vendi në të djathtë të birit të vet. Pikërisht në këtë ditë të shenjtë Imzot Ignati hirotonisi prift dhjakon Spiro Pipën. Ai e porositi, e këshilloi duke theksuar “të jetë sa më i devot- shëm në këtë gradë, të jetë një meshtar i denjë

i fjalës së Perëndisë”. Atë Spiro Pipa pasi veshi petkun e priftit me përulësi theksoi se do të jetë shërbëtor i devotshëm për të çuar kudo e kurdoherë Hirin e Perëndisë. Do të ketë përherë para vetes porositë shumë të vyera të Imzot Ignatit për ta bërë realitet këtë dhuratë të Perëndisë. Në fund të Liturgjisë ati i ri Spiro Pipa u dha besimtarëve naforë. Atë e uronin duke thënë “Zoti të bekoftë”.

Sotiraq Mishaxhiu