Berat, kremtohet dita e Triumfit
të Orthodhoksisë
Më 25 shkurt, në katedralen e
Shën Spiridhonit, nën drejtimin e
Imzot Ignatit u mbajt Liturgjia e të
Dielës së parë të Kreshmës. Pas
predikimit, Mitropoliti kryesoi lita-
ninë në përkujtim të ditës së ringri-
tjes së ikonave të shenjta.
Pas litanisë së ikonave, Imzot
Ignati theksoi se kjo ditë e shënuar
ka vlera të mëdha, sepse pushoi
luftën kundër ikonave të shenjta, e
cila zgjati afërsisht nj shekull e gjy-
smë. Me këtë veprim të guxim-
shëm u rivendos paqja, drejtësia, e
vërteta e besimit në Kishë. Bota
anembanë bashkëmendon, se e
vërteta u pranua, u argumentua, gë-
njeshtra u dëbua, u shfaq urtësia, në
këtë mënyrë shpallim Zotin Krisht,
Perëndinë tonë të vërtetë e shenjto-
rët e Tij, duke blatuar adhurimin tonë
hyjnor. Kjo është besa e apostujve,
e etërve, e orthodhoksisë, këtë be-
së bota anembanë e mbështeti. Kë-
to janë dhe disa nga vendimet e Si-
nodit VII Ekumenik, i cili ishte ve-
ndimtar për zgjidhjen e këtij pro
blem!. Kjo festë kremtohet çdo vit
të Dielën e parë të Kreshmës.
5. Mishaxhi