Berat festohet e kremtja e Shën Nikodhimit
Berati i kodikëve, vatër e
besës së krishterimit kremtoi
më 10 korrik Shën Nikodhimin,
dëshmor i ri, simbol i mbrojtjes
së krishtërimit.
Liturgjia u mbajt në kishën
e Shën Mihalit dhe u drejtua
nga Imzot Ignati dhe At Petraq
Simsia.
Pas liturgjisë Hirësia e Tij
Ignati foli për jetën dhe marti-
rizimin e Shën Nikodhimit,
duke përmendur ndër të tjera
se: “Ishte nga Vithkuqi i Kor-
çës, por banonte në Berat Ishte
rrobaqepës, quhej Nikolla De
de. Gruan e katërt e mori mysli-
mane, dhe për hir të saj kthehu
besimin gjithë familja, me
përjashtim të djalit të madh i
cili iku fshehurazi nga shtëpia
e u vendos në Ajonoros. Ai e
ndjente veten të shqetësuar,
ndaj vajti tek i biri, me shpresë
se do ta kthente, por atje ndodhi
mrekullia. Duke bërë jetën e
vërtet të krishterë kuptoi
mëkatin e rëndë. Vajti në skitën
e Shën Anës, u paraqit tek
Oshënari plak Pilotheu dhe u
bë murg me emrin Nikodhim.
Dëshmi e pendesës është agjëri-
mi i tij për 3 vjet, duke ngrënë
bukë thatë dhe vazhdimisht i
lutej Perendisë t’i falte mëkatet.
Mësoi nga biseda me murgj,
se atë njeri që mohonte Krishtin,
Perëndia e falte, po ta pohonte
para njerëzve. Kjo i dha guxim
të rikthehej në qytet. Këtë ia
përforcuan dy vizione, një ndër
të cilët ishte shfaqja e Shën Ma-
risë me kupën e martirizimit.
Me të mbërritur në Berat e
çuan tek Pashai, i cili e kishte
mësuar rikthimin tek Krishti.
Ai u mundua ta bindë, të kthe-
hej duke përdorur të gjitha for
mat, por më kot. Ndaj Pashai
dha urdhër ta hidhnin nga
maja e Kalasë. Ky veprim u
kthye në çudibërës dhe në
vërtetësinë e hirit të Perëndisë
– Shën Nikodhimi jo vetëm s’u
dëmtua, por u gjend më këmbë.
Pashai kur e pa s’i besonte syve
dhe i frikësuar edhe nga masa
e besimtarëve dha urdhër për
ekzekutim, më 11 korrik 1722,
duke i prerë kokën.
Më tej, Hirësi Ignati tha, se
shpirti i tij u ngrit në qiell me
kurorën e martirit, ndërsa tru-
pin e blenë besimtarët dhe e va-
rrosën në kishën e Shën Marisë
Magdalenë, ku me hirin e Perë-
ndisë u bë strehëzë e shpresës
dhe besimit për shërimin e së-
mundjeve.
Dihet se pas prishjes së Ki-
shës dhe viteve të antikrishtit,
trupi s’dihet se ku ndodhet,
ndërsa lipsani i shenjtë i ka-
fkës, falë kujdesit dhe përku-
shtimit ndaj besimit të psaltit
dhe Epitropit për më shumë se
25 vjet, Zotit Ilia Kolit, u ruajt
si gjëja më e shtrenjtë dhe e
shenjtë në familjen e tyre.
Korresp. i “Ngjalljes”