EmailFacebookKontakt

Belgjikë – Mbledhje e përfaqësuesve të enorive orthodhokse

Në një mbledhje të përfaqësuesve të enorive orthodhokse në Belgjikë u theksua se vitet e fundit janë shtuar shumë enori dhe komunitete në krahinat frankofone. Gjatë vitit 1993 u themeluan komunitete në Bryzh, Bruksel dhe veçanërisht në rajonin e Namurit. Të ndodhur në gjirin e dhioqezës së Patrikanës Ekumenike në Bel^gikë dhe në Hollandë, që drejtohet prej mitropolitit Pandeleimon, këto enori e kryejnë liturgjinë hyjnore në gjuhën e tyre lokale, frëngjisht dhe flamande. Sipas kalendarit të vitit 1996, Kisha Orthodhokse e Belgjik’ës numëron rreth 40 enori, që drejtohen prej tre episkopëve, 39 priftërinjve dhe 10 dhiakonëve. Numri i besimtarëve është rritur nga 35000 në 60000 persona. Kisha Ortnodhkse është e njohur zyrtarisht prej shtetit nëpërmjet mitropolitit të dhioqezës së Patriarkanës Ekumenike.