U mbajt në fund të tetorit në qy- tetin e Blakenbergut. Tema e kongresit ishte: “Ja, të gjitha po i bëj të reja” (Apo. 21,5). Më shumë se 600 pjesëmarrës, mes të cilëve mjaft të rinj dhe një përfaqësi prej 50 fëmijësh, të ardhur nga vendet e Evropës Perëndimore, por edhe nga kishat orthodhokse të vendeve të Evropës Lindore, u gjendën në një atmosferë të gëzueshme dhe vëllazërore, për të riafirmuar rrë- njët e thella të orthodhoksëve në këtë pjesë të Evropës. Ata thirren të dëshmojnë besimin e tyre në gjirin e shoqërisë perëndimore.
U zhvilluan tri konferenca plenare, tri tryeza të rrumbullakta dhe 22 grupe reflektimi, që i krijuan mundësi pjesëmarrësve të medito- nin për faktin që janë një Kishë e vetme dhe për sfidat që thirren të përballojnë “për jetën e botës”, siç thotë liturgjia.
Të gjitha patrikanat dhe kishat orthodhokse që kanë dioqeza në Evropën Perëndimore kishin dër- guar përfaqësues. Pjësëmarrësit vlerësuan cilësinë e punimeve, seriozitetin dhe qetësinë e debate- ve, por theksuan edhe rinovimin e gjeneratave pjesëmarrëse.