EmailFacebookKontakt

Bekohet guri i themelit për godinën e re të Mitropolisë

Në datën 1 qershor, pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Fier, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla, kreu Shërbesën e bekimit të gurit të themelit për ndërtimin e selisë mitropolitane. Leja për ndërtimin e saj u mor kohët e fundit, pas tetë vitesh përpjekjeje të vazhdueshme.

Mitropolia falënderon Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasin, për gjithë mbështetjen e Tij për këtë vepër dhe kërkon lutjet dhe ndihmën e të gjithë besimtarëve për përfundimin e punimeve.

Nëse doni të kontribuoni për ngritjen e godinës së re të Mitropolisë, mëposhtë gjeni të dhënat bankare:
Emër: KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
Numër Llogarie: 112485096020910
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË/ MITROPOLIA FIER
IBAN: AL57214111060112485096020910