EmailFacebookKontakt

Bekohet guri i themelit në kishën e tepelenës

Të Shtunën e Pashkës, Fort- lumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasi, kreu në Tepelenë beki- min e gurit të themelit për kishën e re në ndërtim.

Kisha e re i është kushtuar kujlimit të Apostullit Thoma dhe Apostullit Joan Theologu, kujti- min e të cilëve Kisha jonë e krem- tonte të Dielën e nesërme.

Në këtë ngjarje kaq të rëndë- sishme ishin të pranishëm shumë klerikë të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, besimtarë ortho- dhoksë të qytetit të Tepelenës, grupe të rinisë orthodhokse nga Këlcyra etj.

Atmosfera ishte festive dhe gëzimi shprehej qartë sidomos tek fëmijët e pranishëm, si edhe tek të moshuarit, që për kaq vite e prisnin këtë ditë.

Dhe Perëndia na denjësoi t’i gëzohemi kësaj ngjarjeje. Falë këmbënguljes së Kryepiskopit, dhe në veçanti përpjekjeve të Tij për të gjetur fondet e nevojshme, u ble një truall në një vend mjaft të përshtatshëm, u hartuan pro- jektet dhe filloi menjëherë puna ndërtuese.

Sikundër theksoi Kryepiskopi në fjalën e rastit, ndërtimi i një kishe të re s’ka si të mos jetë një gëzim për të gjithë, një bekim i veçantë për vendin ku ndërtohet dhe për shoqërinë mbarë, sidomos në Shqipëri, ku me një egërsi të

papërshkruar u persekutua besimi dhe pati njerëz që krijuan iluzionin se Krishti u varros përgjithnjë, fi- llimi i ndërtimit të një kishe të re është edhe një meshim i fuqishëm i kësaj ideje Ngjalljeje, i faktit se Perëndia nuk e braktis njeriun as në momentet më të vështira. Si- mbolikisht Kryepiskopi krahasoi edhe një herë aventurën e të luf- tuarit të Krishterimit me përpje- kjen e të marrit për të mbuluar diellin. Dhe dielli vazhdon të ek- zistojë madje dhe i mbuluar nga retë, i hedh rrezet e veta kudo, dhe atje ku nuk e duan.

Kisha e Apostullit Thoma dhe e Joan Theologut, është një ndër- tesë e bukur dhe në gjithë madhë- shtinë e një kishe orthodhokse. Pas përfundimit të konstruksionit të

betonit do të ndërtohet e gjitha me gur të skalitur të zonës, gjë e cila në kombinim me kalanë e gurtë të Tepelenës, do të krijojë gjithashtu një element urbanistik zbukurues për qytetin. Projekti, duke shfyrtë- zuar edhe pjerrësitë e truallit, parashikon veç të tjerash në katin për- dhes edhe ndërtimin dhe funksio- nimin e ambienteve për kopsht fëmijësh, për qendër rinore e mjedise të tjera ndihmëse në punën shpirtërore.

Kryepiskopi sqaroi se një nga arsyet që kishës së re i vihet emri i Apostullit Thoma dhe Joan Theologut, është për të mbajtur të gjallë pretendimin për truallin e kishës historike të Tepelenës, e cila i ishte dedikuar Shën Jorgos (Shën Gjer- gji), dhe që u rrëzua gjatë perseku-

timit për t’u ndërtuar atje spitali civil i qytetit. Për besimtarët dhe kishën e tyre do të vazhdojë të jetë një vend i shenjtë, një pretend im i argumentuar, që një ditë drejtësia të vihet në vend.

Urimi i të gjithëve atë ditë festive në Tepelenë u shpreh nga Fortlumturia e Tij, Anastasi, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqi- përisë, që edhe kjo kishë e re, sikundër çdo kishë dhe faltore, të jetë një ambient, ku të rrezatojë paqja, dashuria, harmonia dhe sidomos shpresa e Ngjalljes.

E ku më mirë se atje, në the- melin e kishës në ndërtim, do të tingëllonte himni i Kishës sonë “Krishti u Ngjall së vdekurish….”

(Korresp. i gazetës “Ngjallja”)