EmailFacebookKontakt

Bashkëpunim frytdhënës midis Organizatës së Rinisë Orthodhokse “Bij të Dritës” dhe “Bashkimit të Studentëve Krishterë” (I.K.F.E) të Athinës

BASHKEPUNIM FRYTDHENES
midis Organizatës së Rinisë Orthodhokse “Bij të
Dritës” dhe “Bashkimit të Studentëve Krishterë”
(I.K.F.E) të Athinës
Me ftesë të Organizatës së
Rinisë Orthodhokse të Shqipë-
risë “Bij të Dritës”, këto ditë
erdhi në vendin tonë një përfa-
qësi e “Bashkimit të Studen-
tëve të Krishterë” të Athinës.
Gjatë vizitës së tyre morën
pjesë në veprimtaritë e organi-
zuara nga të rinjtë shqiptarë.
Të shtunën, më 9 mars,
rreth 150 të rinj zhvilluan një
pelegrinazh drejt Manastirit të
Ardenicës, ku u pritën ngrohtë-
sisht nga vëllazëria e manas­
tirit. Në vijim të pranishmit do

të zhvillonin një lutje të
shkurtër, në përfundim të së
cilës igumeni Hieromonak
Efremi, do t’u fliste për histo-
rikun e këtij manastiri. Më pas,
të rinjtë orthodhoksë ndoqën
koncertin e organizuar nga kori
dhe instrumentistët e Radios
“Ngjallja”, në bashkëpunim me
miqtë e ardhur nga Greqia.
Të dielën, më 10 mars në
restorantin e hotel “Dajtit” u
organizua një darkë me pjesë-
marrjen e të rinjve të Orga-
nizatës së Rinisë Orthodhokse

“Bij të Dritës” dhe “Bashkimit
të Studentëve të Krishterë” të
Athinës.
Emocionet e të pranish-
ëmve u shtuan nga pjesëmarrja
e Fortlumturisë së Tij, Krye-
piskopit të Tiranës, Durrësit Korresp. i “Ngjallja”

dhe të gjithë Shqipërisë Prof. Dr.
Anastasit. Në fjalën e Tij, Krye-
piskopi iu drejtua të rinjve që të
kenë më shumë besim, shpresë
dhe dashuri.