EmailFacebookKontakt

Bashkëpunim dhe ndarje përvojash

Gratë orthodhokse të Rrushkullit e të Jubës vizitojnë e takojnë ato të Kavajës

Të Dielën e Grave Miroprurë- se, datë 29 prill, një grup i madh grash e të rejash besimtare ortho- dhokse të fshatrave Rrushkull e Jubë, të rrethit të Durrësit vizituan dhe takuan gratë e të rejat besim- tare të qytetit të Kavajës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte pelegrinazhi në kishat e qytetit të Kavajës brenda atmosferës festive të pas Pashkës dhe njohja mes tyre. Nisma dhe organizimi i këtij takimi festiv dhe bashkëpunimi mes enorive, që kishte motiv “forcim e bashkëpunim komuniteti dhe ndarje përvojash”, ishin Episkop Asti dhe z. Miron Çako, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës. Në këtë aktivitet ndihmuan edhe klerikët e këtyre dy komuniteteve. Merrnin pjesë në veprimtari gjitha- shtu përfaqësues nga Zyra e Grave të Kryepiskopatës.

(Vijon në faqen 10)

(Vijon nga faqja 9)

Liturgjia Hyjnore u celebrua në kishën e Shën Nikollës. Bashkëme- shuan Episkop Asti, atë Petro Tha- nasi, atë Asti Beshiri, atë Kristo Sharko dhe atë Jani Tereziu.

Në predikimin mbi Ungjillin e ditës, që u mbajt nga z. Miron Çako, u vu theksi ndër të tjera se në histo- rinë e Kishës gratë kanë treguar që kanë fuqi të madhe në përha- pjen e besimit të krishterë… çdo grua duhet të dëgjojë Lajmin e Mirë “Krishti u Ngjall” dhe ta përhapë atë në familjen e saj dhe në shoqëri, sipas shembullit të Grave Miro- prurëse.

Pas liturgjisë pasoi ekskursioni, në mënyrë të organizuar me auto- busë nga të dy grupet, me vizitën në

kishën e vjetër e çudibërëse të Shën e Premtes (Parashqevisë), e cila sa- po është restauruar me fondet e si- guruara nga Kryepiskopi Anastas. Për të gjithë të pranishmit u ofrua një qerasje bashkë me vezët e kuqe tradicionale të Pashkës, të përgati- tura nga gratë mikpritëse.

Të gjithë ndjenë dhe shijuan me të vërtetë një kënaqësi, paqe dhe gëzim shpirtëror mes motrash të krishtera, të shoqëruar edhe me bu- kurinë natyrore të vendit të shenjtë.

Në këtë atmosferë grave të pra- nishme në veprimtari u foli Episkop Asti, duke i nxitur më tepër rreth jetës dhe pjesëmarrjes në Trupin e Krishtit (Kishën), nëpërmjet rritjes në dije dhe në përjetim, miqësisë, dëshmisë dhe shërbimit.

Rasti i festimeve të emrave të vetë besimtareve, i festave dhe panaireve të kishave të tyre përka- tëse të Shën Pavlit në Rrushkull, të Shën e Premtes dhe Shën Nikollës në Kavajë, dhe përdorimi i tekno- logjisë komunikuese të kohës për- bëjnë disa nxitje dhe shprehje kon- krete të këtij komunikimi mes tyre në të ardhmen.

Me himnin “Krishti u ngjall…” dhe me falënderime drejtuar Perë- ndisë, Kryepiskopit Anastas dhe organizatorëve e pjesëmarrësve, si edhe me lutjen drejtuar Perëndisë që të takohen përsëri dhe më shpesh, u mbyll ky aktivitet mbresëlënës.

Nga Lidhja e grave besimtare të Kavajës