Bashkëpunëtor i
paharruar i “Ngjalljes”
Në 7 qershor u nda
nga ne z. Petro Xhuveli
nga Qeparoi. Ishte një
lajm vërtet i hidhur. Për
besimtarët që e njihnin
kontributin e tij edhe në
vitet më të errëta të
përndjekjeve ndaj fesë.
Për Kishën tonë, që hu-
mbi një katekist të shqu
ar, që i mësoi Fjalën e
Perëndisë kaq e kaq
brezave. Për Kryepisko-
pin Anastas, që e pati
mbështetje që në çastet e
pare dhe e vlerësonte e
nderonte me respekt të
veçantë, duke u ndalur së
pari në shtëpinë e tij sa
herë që vizitonte Bregde-
tin. Për të gjithë familja-
rët e ata që e njihnin
Por, do desha të ve-
çoja në këto pak radhë, të
papjaftueshme për një
vepër kaq të madhe,
lidhjen e veçantë që ki
shte Z. Petro me gazetën
“Ngjallja”. Që në fillimet
e saj nuk kanë munguar
përkthimet, përshtatjet,
informacionet apo poe-
zitë. Dhe gjithmonë nuk
harronte që bashkë me
artikullin të dërgonte
edhe një copë letër me atë
shkrimin e tij të bukur e
shumë të qartë, ku na
uronte apo na bënte edhe
ndonjë vërejtje për punën
tonë. Lidhje që u forcua
edhe nga njohja e drejt-
përdrejtë me atë njeri
shumë të imët e me shë-
ndet të dobët, por me një
forcë shpirtërore të veça-
ntë.
Këtu, po botojmë dhe
një nga shkrimet e shu-
mta që na ka dërguar z.
Petro, për të dhënë një dë-
shmi sado të vogël të për-
kushtimit të tij ndaj be
simit orthodhoks. Shpre-
sojmë që në të ardhmen
këto shkrime, kudo që
ndodhen, të grumbullo-
hen e kështu të mund të
paraqitet me gjithë për-
masat ky aspekt i kontri-
butit të tij për Kishën.
Th. Dh.