EmailFacebookKontakt

Bashkekzistenca fetare në shoqërinë civile

“BASHKEKZISTENCA FETARE
NE SHOQERINE CIVILE”
– Në këtë veprimtari, të organizuar nën kujdesin e Presidents
Meidani, mori pjesë Kryepiskopi Anastas dhe hierarkë të tjerë të
lartë të komuniteteve fetare tradicionale –
T8 xry
Nën kujdesin e Presidentit Meidani
dhe me bashkëpunimin e pjesëmarrjen e
komuniteteve fetare tradicionale, në 16
nëntor u zhvillua në Pallatin e Kongreseve
konferenca shkencore “Mirëkuptimi dhe
bashkekzistenca paqësore sociale dhe
fetare në shoqërinë civile”. Merrnin pjesë
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastasi,
Hirësia e Tij Haxhi Hafiz Sabri Koçi, Krye-
gjyshi Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi,
(vijon në faqen 2)
Në Joto: Çast gjatë punimeve të konjërencës

NE SHOQERINE CIVILE
Vijon nga faqja 1
përfaqësues nga komuniteti katolik,
intelektualë përfaqësues të trupit diplo-
matik etj.
Takimi u hap nga këshilltari për fenë
në Kryeministri, z. Vasillaq Kureta, i cili
pasi falenderoi pjesëmarrësit dhe vuri në
dukje rëndësinë e këtij takimi, ia dha fjalën
Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së
Tij, z. Rexhep Meidani.
Më pas, fjalën e mori Kryetari i Ko-
munitetit Mysliman, Hirësia e Tij Haxhi
Hafiz Sabri Koçi, i cili pasi përshëndeti
pjesëmarrësit, shprehu shqetësimin për
problemet që kalon sot vendi, pasoja të
ateizmit 50-vjeçar. Ai bëri apel kundër çdo
përçarjeje, duke theksuar se brezi më i
vjetër ka përgjegjësi për edukimin e të
rinjve, duke theksuar në fund, se midis
komiteteve fetare në Shqipëri nuk ka pasur
konfrontim sepse ato udhëhiqen nga Ligji
i Zotit,
Pas tij foli Kryepiskopi i Tiranës, Du-
rrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia
e Tij Anastasi, referat shkencor, të cilin po
e botojmë të plotë në këtë numër të gazetës.
Pastaj, një klerik katolik lexoi për-
shëndetjen e Kryetarit të Konferencës
Ipeshkvnore, Hirësisë së Tij Rrok Mirdita.
Në të, ndër të tjera, viheshin në dukje se
ipeshkvit shqiptarë e kanë ngritur shpesh
zërin, për të kërkuar që të shërohet plaga
e përçarjes që ka përfshirë vendin, plagë e
cila nuk duhet fshehur, por i duhet gjetur
ilaçi. Në këtë kohë do të ishte absurde që
gjithë bota të pajtohej dhe ne të mbeteshim
të përçarë në mes tonë.
Më pas foli Kryegjyshi Botëror Be-
ktashian, Haxhi Dede Reshat Bardhi, i cili
bëri apel për pajtim në emër të paqes, të
jetës, të të ardhmes, të ligjit, duke theksuar
se çdo punë në të mirë të njerëzimit ka
pasur bekimin e të madhit Zot.
Në pjesën e dytë të konferencës e
morën fjalën folës nga komunitetet pje-
sëmarrëse, që trajtuan temën e seminarit
nga këndvështrime të ndryshme.
Kështu, z. Vesel Kërçuku dhe Bedri
Bylyku kishin përgatitur temën “Toleranca
dhe mirëkuptimi në shoqërinë civile”; z.
Andrea Marto dhe z. Kosta Barjaba “Feja
në kontekstin social shqiptar”; Kujtim
Ahmetaj “Etika dhe morali, pjesë e pa-
ndarë e edukimit bektashian”; Sokol Mira-
kaj “Marrëdhëniet e komuniteteve fetare
me sektet dhe me shtetin”; Lekë Tasi “Roli
i besimit fetar në fisnikërimin e shpirtit”;
z. Xhemal Balla ‘Viera e zakoneve të mira”;
Artur Lazebeu “Marrëdhëniet ndërmjet
shtetit, komuniteteve fetare dhe shoqërisë
civile”; Bashkim Haxhiu “Toleranca për-
ballë intolerancës”; Aleksandër Kola “Çar-
matosja e mendjes dhe e zemrës” etj.
Në fund, takimin e mbylli këshilltari i
Presidentit Meidani, z. Preç Zogaj, i cili i
drejtoi një falenderim të veçantë krye-
tarëve të komuniteteve fetare tradicionale,
duke theksuar, se megjithë ndarjen e
shtetit nga feja, pa një bashkëpunim e mi-
rëkuptim të ndërsjellë edhe pavarësia e
tyre do rezultonte e mangët. Asnjë qeverie
nuk duhet t’i vijë turp te kërkojë ndihmën
e komuniteteve fetare. Të gjithë, duke
përfshirë edhe subjektet politike, duhet të
synojnë të kalojnë përtej tolerancës së
thjeshtë, tek respekti dhe bashkëpunimi i
ndërsjellë.
Th.Dh.
^ NGJALLJA