EmailFacebookKontakt

Bangladesh – Plagoset rëndë imami i konvertuar

Bangladesh

Plagoset rëndë imami i konvertuar

Personat që ndërrojnë besimin në vendet islamike jashtë kontinentit evropian përballen me ligjet ndaluese, por edhe me dhunën e egër. Kështu, në Bangladesh, një ish-imam, i emigruar, ndërroi besimin në të krishterë. U martua dhe me një të krishterë. Por në çastin e kthimit në vendlindje u ndesh me mospranimin jo vetëm të të gjithë komunitetit ku kishte banuar, por edhe të familjes së tij. Ai pati shumë kërcënime, dhunë, e deri në një rrahje mizore, që për pak i mori jetën. Pas dy muajve në spital, u ndesh me refuzimin total të komunitetit të origjinës, me humbjen e shtëpisë, punës etj., por jo të besimit.

Dhe kjo ndodh në një vend ku feja zyrtarisht është e ndarë nga shteti, por në shumë vende të tjera, ku veçohet Pakistani, Afganistani, vendet arabe etj., kjo është rreptësisht e ndaluar e mund të dënohesh edhe me vdekje. Ndërsa në Evropë quhen shkelje të të drejtave edhe gjëra të parëndësishme, për të cilat ngrihet zëri me forcë nga organizmat e të drejtave të njeriut, në këto vende mund të humbasësh jetën edhe vetëm thjesht pse je i krishterë.