EmailFacebookKontakt

“Ballkan Bazar” – një film ofendues për Klerin, Komunitetin Orthodhoks shqiptar, dhe për Shqipërinë që pret të integrohet në BE

Prof. as. dr. Pirro Prifti

Është për të ardhur keq kur sheh se në filmat e paktë shqiptarë dhe ata me bashkë- punim si shqiptaro-italianë të pas viteve ’90, vërehet dë- shira e papërmbajtur për ta paraqitur Shqipërinë, sho- qërinë shqiptare, sa më keq dhe sa më ireale, dhe në kë- të garë të pashpallur me sa duket vendin e parë do ta zërë filmi artistik shqipta- ro-italian “Ballkan Bazar”, me drejtues E. Budinën. Do ta zërë vendin e parë për keq, për arsye të skenarit ho- rror-komik, për arsye të ak- torëve në rolet jo normale (aktorë komikë në një film të ashtuquajtur serioz), dhe për më tepër për skenarin ‘dezha vu’ të këtij filmi, i cili ngjan si dy pika uji me filmat ‘Përrallë nga e kaluara’ dhe “Kthimi i ushtrisë së vde- kur’, të dy të periudhës së ish-diktaturës. Kësaj i shto- het dhe ofendimi që i bëhet klerit orthodhoks shqiptar, që shquhet për dinjitetin e tij në kryerjen e detyrës ndaj Zotit dhe komunitetit ortho- dhoks, paraqitja e komuni- tetit orthodhoks kryesisht,

por dhe atij mysliman, si ko- munitete pa tradita, por që shesin e blejnë çdo gjë, pra jetojnë në amoralitet.

Mendoj se këta filma të realizuar pas ’90 (përveç filmit ‘Vdekja e Kalit’), janë totalisht të realizuar nga re- gjisorë me mendësi të vje- tra komuniste, të cilët nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veç- se të shkarkojnë mllefin e tyre kundër çdo gjëje shqip- tare, duke vënë në lojë e sa- tirizuar edhe gjëra që për komunitete të mëdha dhe shoqërinë shqiptare nuk ja- në gjë tjetër përveçse blas- femi, miopi, dhe keqdashë- si…

Ç’ndodhi pas shfaqjes së filmit të shumëpërfolur “Ball- kan Bazar”? Asgjë. Njerëzit e paktë e panë, ashtu siç e pashë unë, qeshën për disa situata të neveritshme ho- rroro-komike dhe u larguan me idenë se priftërinjtë or- thodhoksë qenkan qejflinj, pijanecë, nxjerrës kockash nga varrezat. Turp!

Në fakt ky është dhe me- sazhi direkt apo edhe indi- rekt i këtij filmi “artistik” se: priftërinjtë orthodhoksë të Shqipërisë, nuk u marrkan me punët e Zotit, por me pu-

nët e shejtanit, që komuni- teti Orthodhoks, bën sehir e s’flet dhe nuk e paska për gjë ashtu si dhe myslimanët – të shesin kockat e prindër- ve dhe të afërmve të tyre, se të huajt duhet ta shohin Shqipërinë e sotme njëlloj si e shihte Edith Durhami dhe Lord Byron-i, se bashkëje- tesa, bashkekzistenca paqë- sore dhe urat e miqësisë mi- jëravjeçare të popullit shqip- tar me minoritetin grek nuk mund të jenë më, sepse ka një çarje të kësaj miqësie për shkak të varrezave, se- pse marrëdhëniet e shkëlqye- ra shqiptaro-greke qenkan të rreme (?!). Turp!

Po të shohim me kujdes sfondin e përgatitjes së kë- tij filmi dhe bashkëpunëto- rët e tij, mund të kuptojmë se përse mesazhi që duhej të jepte Edmond Budina për problemet e Shqipërisë së sotme i ka dalë nga kor- nizat dhe në fakt është kthyer në një bumerang jo vetëm për autorët e filmit, por ka krijuar për fat të keq dhe një precedent negativ për bashkëjetesën midis ko- muniteteve fetare, marrë- dhëniet vëllazërore me (vijon në faqen 4)

“Ballkan Bazar” – një film ofendues për Klerin, Komunitetin Orthodhoks shqiptar,
dhe për Shqipërinë që pret të integrohet në BE

(vijon nga faqja 3)
minoritetin grek, por dhe me vetë
Greqinë, si vendi me të cilin kemi
bashkëpunimin më të mirë dhe më
të ngushtë ekonomiko-politik pas
’90, dhe si vendi që na ka ndihmuar
më shumë gjatë këtyre viteve.

Të metat e filmit:

Së pari, duhet të ishte një film artistik, por në film marrin pjesë aktorë komikë, të cilët e kanë bas- tarduar mesazhin e hamendësuar të regjisorit Edmond Budina.

Së dyti, ngjarjet sipas filmit (në titrat e fillimit të filmit) thuhet që ka- në ndodhur në vitin 2006 sipas një hi- storie të vërtetë – por që nuk ka lidhje me Kosinën(?!). Këtu duhet të nda- lemi pak, sepse ndërthurja e filmit inskenon dhe jep të dhëna pikërisht për këtë ngjarje, për të cilën e ka pohuar dhe vetë autori i filmit te Gazeta Shqiptare, e dt.18/04/2011, kur thotë: “Me filmin që bazohet në historinë e eshtrave të Kosinës në Përmet, unë nuk kam shpifur Eshtrat atje u panë dhe u anali- zuan nga mjekësia ligjore, jo nga unë. Rezultoi që ishin eshtra grash e fëmijësh, jo ushtarësh. Bile ajo që kanë bërë ata me këtë ngjarje e ofendon historinë moderne greke, e jo unë!”.

Pavarësisht nga kjo, historia e vërtetë është ndryshe nga sa shkru-

Ngjarja e vërtetë është ndryshe nga sa shkruajnë gazelat dhe nga sa përshkru- het në film, në të cilin jepet një histori e deformuar…

ajnë gazetat dhe nga sa përshkru- het në film, në të cilin jepet një his- tori e deformuar. Prifti i vërtetë, atë Vasil Thomollari, nuk ka lidhje me ngjarjen e varrimit dhe nuk i ka zhva- rrosur ai eshtrat. Ngjarja ka ndo- dhur më 2006, në kohën kur atë Vasil Thomollari u ftua për të bërë një shërbesë fetare për nder të ushtarakëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke.

Aty kleriku prift, atë Vasil Tho- mollari, vuri re se varrmihësi kishte gjetur një kopsë ushtarake prej bakri në një nga varret, si dhe një me- daljon; me sa kuptohej ishin eshtrat

e një ushtaraku, i cili kishte qenë ushtarak i lartë në atë kohë, dhe jo si pretendohet në film që ishte gje- tur një gjerdan floriri. Prifti atë Vasil Thomollari e ndaloi menjëherë va- rrimin. Më pas punëtori i varrimit shpiku një version krejt tjetër. Do- kumentacioni i saktë është në pro- kurori për këdo që kërkon të vërte- tën. Historia tregon se aty kanë rë- në në beteja në luftën italo-greke 205 ushtarakë grekë, emrat e të ci-

lëve mund të gjenden lehtë, por që i ka botuar dhe gazeta zyrtare dhe e njohur greke ‘Kathemirini’ që në vitin 1995 në një nga numrat e saj.

Sëtreti, filmi “Ballkan Bazar” përsërit skena me varreza, me eshtra ushtarësh dhe me eshtrat e gjeneralit, dhe janë një episod i njohur nga filmi ‘Kthimi i Ushtrisë së Vdekur’, i realizuar nga autorë shqiptarë më 1989, bazuar në romanin e Ismail Kadaresë ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’. Por në vend të dy ushtarakëve të huaj, këtu janë dy femra që kërkojnë një gjeneral francez (gjyshin e tyre). Pra një ngjarje e njohur që përsëritet pas 21 vjetësh.

Sëkatërti, ngjarjet nukpërkojnë me realitetin e sotëm shqiptar, por janë sikur të kenë ndodhur pas 7080 vjetësh në kohën e Zogut, në mos më parë, në një mjedis absurd: me njerëz të veshur si në kohët e sotme, por me mjedise me kandil, rrugica e sokakë si të kohës së kaluar. Për pasojë, kush e sheh krijon një për- shtypje të gabuar dhe mashtruese për vendin, ngjarjet, rrethanat njëlloj sikur sheh një makth të keq.

Sëpesti, deri më sot në Shqipëri nuk ka priftërinj orthodhoksë të llo- jit që luan Edmond Budina, sepse jo vetëm priftërinj të veçantë, por dhe i gjithë kleri orthodhoks shqiptar janë nga klerikët më të mirë e më të përsosur në punën e tyre në shër- bim të Zotit – për të njohur komuni- tetin Orthodhoks të Shqipërisë ve- tëm me problemet shpirtërore e fe- tare dhe nuk kanë lidhje aspak as

me politikën, as me ngatërresat e medias hipokrite, dhe aq më pak me zhvarrosje. Parë në këtë aspekt, filmi fyen klerin orthodhoks shqip- tar, duke krijuar një imazh të keq dhe qesharak, imazh i cili rëndohet dhe përkeqësohet nga futja në film e pasazhit kur prifti pi e dehet. E qartë është vetëm një gjë: nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë as- njëherë priftërinj të tillë orthodho- ksë në Shqipëri, që t’i ngjajnë kë-

ngës korçare humoristike të këndu- ar nga grupi karakteristik i Korçës në kohën e Zogut për priftin e Ra- vonikut apo për priftin e Rrëzës (që në filmin “Ballkan Bazar” përsë- ritet edhe njëherë dehja e priftit të Rrëzës, që është realizuar në filmin ‘Përrallë nga e kaluara’). Pra, një film që përsërit filma të bërë më parë.

Së gjashti, filmi ofendon komunitetin Orthodhoks (por në disa raste dhe atë mysliman dhe tolerancën fetare), i cili sipas ecurisë së filmit është një komunitet që merret me pazarllëqe, që shet çdo gjë, që gru- aja e priftit tradhton të shoqin, pra një komunitet i degjeneruar dhe amoral. Ky nuk është mesazhi i du- hur, i nderuar regjisor.

Komuniteti Orthodhoks përku- ndrazi, është një nga komunitetet më të rregullt, e më punëtorë të Shqi- përisë, një nga komunitetet që res- pekton deri në një komunitetet e tjera, që respekton ligjet, që ka për- qindjen e kriminalitetit më të ulët në Shqipëri dhe në Ballkan, pra një ko- munitet me të cilin nderohemi jo vetëm ne, por që dhe BE sheh te ko- muniteti Orthodhoks ashtu, si dhe te komunitetet e tjera të ardhmen e sigurt të Shqipërisë të integruar në Evropë.

Paraqitja e tyre si separatistë dhe të luajtur nga mendtë e kokës, është një fyerje.

Së shtati, është e vërtetë që filmi i luajtur në mjediset e kishës së La- bovës së Kryqit, kishë (e cila është monument kulture dhe mbrohet nga

shteti për veçoritë e saj fetare e kul- turore, sepse është një nga kishat më të vjetra në Ballkan), duhej të kishte marrë lejen jo nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, por nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila mendoj se nuk do ta kishte dhënë nëse do të shihte se filmi cenon ndjenjat fetare të komunitetit dhe se mund të bënte (siç bëri në fakt), një sakrilegj me: ‘hyrjet dhe me vjedhjen e kryqit të artë, dhe me hedhjen e tij në pemë’ sipas skenarit të autorit.

Dihet që ekziston një marrëve- shje e vitit 2009 për kthimin e ob- jekteve fetare komuniteteve përka- tëse e për pasojë dhe kisha e La- bovës së Kryqit, megjithëse është monument kulture, i përket Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë. Prandaj këto aspekte janë delikate dhe nuk mund të realizo- hen me kaq papërgjegjësi.

Mendoj gjithashtu se marrëve- shjet për sponsorizim nga Ministria e Kulturës Shqiptare, si dhe nga Mi- nistria Italiane për realizimin e filmit (përkatësisht Era-film, Mediaplex- Italia, dhe sponsorizues të tjerë), nuk duhet të cenojnë vlerat dhe traditat dinjitoze shqiptare, duke u nisur nga parimi ‘qëllimi justifikon mjetin’, pra të fitojmë sa të mundemi

Komuniteti Orthodhoks res- pekton deri në një komunite- tet e tjera, respekton ligjet, ka përqindjen e kriminalitetit më të ulët në Shqipëri dhe në Ball- kan… është një komunitet me të cilin nderohemi jo vetëm ne, por dhe BE sheh te Komuniteti Orthodhoks ashtu, si dhe te komunitetet e tjera, të ardhmen e sigurt të Shqipërisë të inte- gruar në Evropë.

e si të mundemi pa vënë re se kë shkelim e kë cenojmë. Në këtë rast janë shkelur ndjenjat e orthodho- ksëve të Shqipërisë, traditat e ba- shkëjetesës së shkëlqyer me komu- nitetin mysliman dhe me minorite- tin grek, lidhjet zyrtare me Greqinë, e për më tepër, i fyeri me pa të drej- të është Kleri Orthodhoks i Shqi- përisë.