EmailFacebookKontakt

Shën Simeoni Teologu i Ri thotë

Shën Simeoni Teologu i Ri thotë:

Ai që lexon, por nuk kupton ato që lexon, është si analfabet.

Ai që lexon, por nuk mban në mend ato që lexon edhe po t’i ketë kuptuar përfundimisht nuk ka përfitim.

Por le të vëmë re:

Që të lexojmë diçka apo jo, është plotësisht në dorën tonë.

Që të kuptojmë fjalët e Shkrimeve të Shenjta nuk është vetëm në dorën tonë: kjo varet edhe nga Hiri dhe Ndriçimi i Perëndisë.

Që të futen në zemrën tonë ato që lexojmë, varet plotësisht nga Hiri i Perëndisë.

Prandaj, para se të fillojmë të lexojmë një libër që përmban fjalë Perëndie, le t’i lutemi përulësisht Zotit që të na japë Hirin e Tij dhe Ndriçimin e Tij.