EmailFacebookKontakt

Patriku Ekumenik Vartholomeu I, doktor Honoris Causa i Universitetit Katolik flamand te Luvenit

Belgjike

Patriku Ekumenik Vartholomeu I, doktor Honoris Causa i Universitetit Katolik flamand te Luvenit

Me rastin e festes se Ipapandise, me 2 shkurt, Universiteti katolik flamand i Luvenit i dha titullin e doktorit Honoris Causa Patrikut Ekumenik Vartholomeu I. Ne te njejten dite ky universitet ua akordoi kete titull kancelarit gjerman Helmut Kohl, si dhe dy shkencëtareve nga Britania e Madhe dhe Hollanda. Patrikut Ekumenik iu dha ky titull per kontributin e tij ne levizjen ekumenike dhe ne ndertimin e Europes.

Kjo dite u hap me nje meshe te zhvilluar ne Kolegjialin Shen Petri, nen drejtimin e kardinalit Godfrid Daniels, arqipiskop i Malinesit dhe ne prezence te Patrikut Ekumenik Vartholomeu I, i cili shoqerohej nga mitropoliti Joakim i Kalcedonise, mitropoliti Qiril i Goritnit (Krete) dhe nga episkopet e Frances dhe Belgjikes, Jeremia dhe Pandeleimoni.

Ne predikimin qe mbajti Patriku Ekumenik thekoi qe ne fillim se prej shume kohesh i ishte kushtuar studimit te ceshtjes se marredhenieve midis fese dhe dijes. “Ne mendojme qe eshte e rendesishme per unitetin e Europes qe te kapercehesin polemikat virulente ndermjet ‘besimtareve’ dhe ‘ateisteve’, polemika qe jane ushqyer prej opozicioneve te vjetra midis ‘fese’ dhe ‘shkences’, qe rrjedhin nga nje kuptim i shtremberët, si nga njera ashtu edhe nga tjetra pale” – theksoi vecanerisht patriku. Ne nje Europe qe “kerkon akoma shpirtin e saj” eshte e rendesishme qe te mobilizohen resurset intelektuale te shkencëtareve, esenca politike e udheheqesve dhe “sherbimi shpirteror i Kishes”, per te zhvilluar “dinamiken” europiane. Patriku e ftoi Perendimin te mendoje eksperiencen e Bizantit, i cili perben sintezen e pare ndermjet kristianizmit dhe civilizimit greko-romak. Ai shprehu, gjithashtu, angazhimin e tij ne favor te bashkimit te Kishave, gje qe i pergjigjet urdhëreses se Krishtit “te gjithe te jene nje” dhe, duke perfunduar, theksoi se pa vendosjen e “relatave te harmonishme” midis Kishave, uniteti i popujve te Europes do te mbetet “me te vertete i pasigurte”.

Ne fund, Profesori J. Delobel permendi se “fakti qe ai vete behet ura per te lehtesuar dialogun ndermjet te krishtereve eshte arsyeja kryesore qe e bindi Universitetin Katolik te Luvenit te vendoste t’i jepte Patrikut Ekumenik Vartholomeu I kete titull ne kete rast unik.”