EmailFacebookKontakt

KBK bashkëpunon me OKB

Gjatë sesionit të 56-të, të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet nga 20 mars – 30 prill, Këshilli Botëror i Kishave synon të paraqesë një numër temash dhe shqetësimesh për situata në vende të veçanta. Theksi do vihet tek puna jashtë sesioneve zyrtare, me organizimin e mbledhjeve, në të cilat do të trajtohen tema specifike.

Sivjet KBK ka dorëzuar pranë OKB-së tri deklarata për shqyrtim: një për gjendjen e acaruar mes feve të ndryshme në Indonezi (kohët e fundit ishte atje për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i KBK, Rev. Konrad Raizer, për të parë gjendjen nga afër); një për intolerancën dhe dhunën ndërreligjioze dhe e treta, për diskriminimin fetar në Indi.