EmailFacebookKontakt

At Vangjel Xoxe

At Vangjel Xoxe
Dua t’i përshëndes mirëseardhjen episko-
pit të Dioqezës së Beratit, Kaninës dhe Vlorës,
Imzot Ignatit. Eshtë kënaqësi e veçantë për
mua, që arrita të pres episkopin e parë pas
diktaturës. Zoti më fali jetën^ që mbasi e për-
colla në ‘67-n episkopin e fundit të Beratit, për-
sëri po pres episkopin e parë të Dioqezës sonë.
Falenderoj të gjithë ata, të cilëve komuniteti
orthodhbks i Beratit u bëri ftesë që të merrnin
pjesë në këtë gëzim dhe e pranuan atë dhe
erdhën me kënaqësi. Falenderoj komunitetet
e tjera fetare, autoritet shtetërore të qytetit tonë,
besimtarët orthodhoksë dhe të gjithë të tjerët,
që dëshiruan e erdhën në këtë ceremoni të
gëzueshme. Gjithashtu, falenderoj edhe kle-
rikët e rretheve të tjera të Dioqezës sonë, që na
nderuan sot me ardhjen e tyre.