EmailFacebookKontakt

At Luka Veronis – Të rivlerësojmë paragjykimet tona

At Luka Veronis Konferencë Ndërkombëtare e gazetarëve orthodhoksë
Të rivlerësojmë
paragjykimet tona

Sa herë na ndodh të mos i shohim njerëzit si individë,
por si anëtarë të një grupi të madh. U vëmë atyre
etiketa dhe i paragjykojmë, duke i konsideruar të gjithë
njëlloj. Për shembull: Çfarë reagimi keni, kur dëgjoni
se dikush është amerikan, pozitiv ose negativ? Andry-
shon reagimi tuaj, kur dëgjoni se dikush është sllav?
Ose kur dëgjoni për një afrikan? Dhe si reagoni kur
dëgjoni se dikush është i krishterë, mysliman ose
ateist?
Madje, përpara se të takojmë një person, ne shpesh e
paragjykojmë në një mënyrë të veçantë, sipas
kombësisë, besimit ose familjes. Atëhere, si mund të
gjykojmë ashtu siç duhet individë të ndryshëm, që
bëjnë pjesë në një grup të madh? Për shembull: si mund
të jenë të gjithë amerikanët të njëjtë, kur ka më shumë
se 250 milionë amerikanë të ndryshëm? Në fakt disa
janë të mirë dhe disa të këqij; disa janë të edukuar të
tjerë jo.
E njëjta gjë ndodh kur gjykojmë për njerëz të ndonjë
kombi, feje ose grupi të madh. Një mësim të rëndë-
sishëm që Krishti u mësoi gjithmonë dishepujve të tij,
ishte shembulli i të konsideruarit të çdo personi si
individ i veçantë, jo si anëtar i grupit. Për Krishtin,
nuk kishte rëndësi se cilit grup i përkiste ky person,
sepse ky person mund të ishte i ndryshëm nga të tjerët,
qëndrimi i këtij personi mund të ndryshonte, edhe
sikur ky të ishte pjesë e një grupi të keq.
Në Ungjill, ne shohim këtë mësim shumë qartë, se si
e trajtoi Jisui gruan samaritane (Joan. 4). Ndërsa Jisui
po shkonte nga Judea në Galile, ai kaloi përmes
Samarisë, që ishte një vend armik. Duhet të kuptojmë
se për një jude, samaritanët ishin njerëzit më të këqij.
. Judenjtë i urrenin samaritanët sepse ata ishin armiq
etnikë dhe heretikë fetarë. Përveçkësaj, kjo gruaishte
mëkatare dhe imorale. Ajo ishte martuar pesë herë
dhe tashmë jetonte me një burrë që nuk ishte
bashkëshorti i saj. Kur Jisui e takoi, mund ta kishte
paragjykuar shumë rëndë dhe do të ishte normale që
Ai ta gjykonte dhe të mos i kushtonte vemendje. Madje
dhe gruaja vetë, u habit kur Krishti filloi të fliste me
të. Ajo sinqerisht pyet Krishtin: “Si është e mundur
që Ti, që je jude flet me mua, një grua samaritane?”
Ajo e dinte që judenjtë nuk i lidhte gjë me samaritanët
dhe shumë prej tyre, madje nuk u flisnin.
Megjithatë, Jisui nuk e konsideroi si një samaritane,
si grua ose si mëkatare. Ai e konsideroi atë vetëm si
një qenie njerëzore, si njeri si gjithë të tjerët, me proble-
met dhe nevojat e saj. Çdo njeri që takojmë ështëfëmijë
i Perëndisë dhe ne duhet ta shohim atë si individ, në
vend që ta shohim si anëtar të një grupi të madh.
Eshtë shumë e rrezikshme, të mos i kushtojmë vëme-
ndje këtij parimi. Kur ne i shohim njerëzit si pjesë e
grupit dhe jo si individë, shumë lehtë i bëjmë ata
çnjerëzorë dhe mësojmë edhe të tjerët që t’i urrejnë.
Në këtë mënyrë Hitleri bëri që ushtarët gjermanë të
vrasin 6 milionë çifutë dhe miliona njerëz të tjerë në
mënyrë çnjerëzore. Ai i bindi ushtarët e tij që të mos i
shikonin ata si të afërmit e tyre, të mos i shikonin ata
rijon në faqen 4

vijon nga faqja 3
si njerëz të vërtetë, por t’i shikonin të gjithë
vetëm si një grup të urryer.
Të gjithë diktatorët dhe udhëheqësit e
çmendur kanë bërë të njëjtën gjë. Në fakt,
kjo ka qenë për shumë vjet një pjesë e madhe
e problemeve të Ballkanit. Individëve u
vihen etiketa sipas një grupimi të veçantë
dhe vepra të tmerrshme kryhen kundër këtij
grupi. Ne themi: “Ata janë shqiptarë, ata ja-
në kosovarë, ata janë serbë, ata janë musli-
manë, katolikë ose orthodhoksë.” Nuk i sho-
him më si të afërmit tanë, por fillojmë t’i sho-
him si një grup tjetër, si armiqtë tanë të
urryer.
Shqiptarët, më shumë se kushdo tjetër mund
ta kuptojnë se sa i padrejtë është ky qëndrim.
Kemi shembullin e qartë në Kosovë sot. Por
kemi edhe një shembull tjetër konkret. Në
vendet e Europës, aty ku kanë emigruar
shqiptarë, disa njerëz i gjykojnë të gjithë
shqiptarët, duke u vënë një etiketë me
karakteristika të këqia; – ata thonë, që të
gjithë shqiptarët nuk janë të ndershëm, të
gjithë janë të korruptuar, të gjithë janë
kriminelë, dhe kanë karakter të keq. Pse?
Sepse disa shqiptarë kanë krijuar një imazh
të tillë, për të cilin shqiptarë të tjerë duhet
të paguajnë. A është e drejtë kjo? A janë të
gjithë shqiptarët kështu?
Të rivlerësojmë paragjykimet tona
Sigurisht që jo. Të gjithë mund të themi se
është e padrejtë, që t’i gjykojmë të gjithë
shqiptarët për veprimet e këqia të disave.
Nëse nuk duam që njerëzit të na gjykojnë
padrejtësisht, atëherë duhet të jemi të kuj-
desshëm që të mos i gjykojmë të tjerët në të
njëjtën mënyrë. Të gjitha paragjykimet janë
të këqia. Disa prej nesh ende kanë paragjy-
kime të tilla. Për shembull, çfarë mendoni
për jevgjit? Serbët? Muslimanët? Ateistët?
Kujdes mos i paragjykoni, sepse brenda
këtyrë grupeve, ashtu si brenda të GJITHA
grupeve, ka individë të mirë, të dashur dhe
të sinqertë.
Ligji i Artë i Biblës është: “Mos u bëni të
tjerëve atë, që nuk doni t’ua bëjnë të tjerët
juve.” Nëse nuk duam që të tjerë të na
paragjykojnë, le të mos i paragjykojmë. Le
të fillojmë t’i shohim njerëzit si individë, në
vend që t’i shohim si anëtarë të një grupi.
Kur Jisui takoi gruan Samaritane, Ai nuk i
kushtoi vëmendje paragjykimeve që kishin
judenjtë për samaritanët – paragjykimi
kundra kombësinë e saj, mëkatin e saj,
etiketat e grupit të saj. Ai e pa thjesht si një
grua në nevojë, si një fëmijë të Perëndisë, e
cila kishte nevojë për dashurinë e Tij.
Dhe pastaj, ne shohim një rezultat të mirë
nga kjo grua, e cila i përkiste këtij grupi të f
urryer. Nga tradita e Kishës, ne e dimë se
pasi kjo grua samaritane takoi Krishtin, jeta
e saj ndryshoi rrënjësisht. Ajo do të bëhet e
njohur si Shën Fotinia, një misionare e
madhe në Afrikë dhe pastaj një martire për
Krishtin. Imagjinoni, kjo grua me një etiketë
të keqe u bë një nga shenjtoret më të dashura
të Kishës sonë.
Sot, le të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë si
Krishti. Kur shohim lypësit nëpër rrugë, mos
i shihni si lypësa, por shiheni secilin prej tyre
si individ, secilin me një histori të veçantë.
Çdo njeri prej tyre është fëmijë i Perëndisë.
Ose dhe kur të shikoni nëpër rrugë refugjatë,
mos i konsideroni vetëm si refugjatë të varfër,
por trajtojeni secilin prej tyre si fëmijë të
Perëndisë.
Jisui tha: “ Çfarëdo gjë që i bëni më të voglit
prej vëllezërve të mij, ju ma bëni mua”.
Imazhi i Perëndisë është në çdo njeri,
pavarësisht se çfarë grupi i përkasin ata. Le
ta kujtojmë këtë mësim dhe le ta zbatojmë
në jetën tonë.