70 viet nga Tomosi Patrikanor që dha Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë
Autoqefalia e Kishës dhe ripërjetimi i saj
pas rënies së diktaturës komuniste
Në mesin e viteve ‘30, pas një periudhe të tejzgjatur krize kishtare, Orthodhoksët e Shqipërisë vërenin me keqardhje se pasojat e shkaktu- ara nga veprimet e deriatëhershme për shpalljen e autoqefalisë dëmto- nin gjithnjë e më tepër historinë shumëshekullore dhe praninë e tyre në vend. Në kongresin e organizu- ar në Korçë, në maj të vitit 1936, ata shprehën hapur verdiktin e tyre për depolitizimin e çështjes dhe zgji- dhjen e menjëhershme të saj. Kër- kesa e tyre vuri në lëvizje palët e implikuara dhe shënoi zhvillime të reja, duke filluar me dhënien e do- rëheqjes prej Kryepiskopit të atë- hershëm Visarion Xhuvanit vetëm pak ditë më pas.
Në shkurt të vitit 1937 qeveria shqiptare autorizoi episkopin e Sinadëve, Kristoforin, dhe avokatin Josif Kedhi të rinisnin një cikël të ri negociatash me mitropolitin e Trapezundës, Krisanthin, si përfa- qësues i Patriarkanës Ekumenike. Kësaj here bisedimet u kurorëzuan me sukses dhe pak kohë më vonë, më 18 mars të po atij viti, u nën- shkrua në Athinë një marrëveshje paraprake, në bazë të së cilës Patriarkana Ekumenike lëshoi më 12 prill 1937 Tomosin Patrikanor dhe Sinodik, me të cilin i jepte Ki- shës së Shqipërisë autoqefalinë.
Shpresëtarët Orthodhoksë të Shqipërisë e pritën këtë ngjarje të hareshme me një ndjenjë lehtësimi, duke kremtuar në të njëjtën kohë edhe rivendosjen e kungimit kishtar me Kishën e Madhe të Krishtit dhe Kishat e tjera Orthodhokse të botes. Shpallja kanonike e Kishës së Shqipërisë në autoqefale konfirmo- nte edhe një herë pafuqinë e prirje- ve të ndryshme jokishtare për t’u përballur me ndërgjegjen orthodhokse të anëtarëve të saj, me li- dhjet e tyre të ngushta me besimin e të parëve dhe me vendosmërinë e tyre për t’ua përcjellë atë të pa- cënuar brezave të ardhshëm. Po ashtu, konfirmonte misionin eku-
menik të Patriarkanës së Konsta- ndinopojës në ruajtje të përbashkë- sisë së besimit orthodhoks, përpa- rësia e së cilës qëndron mbi çdo lloj interesi apo tendence tjetër.
Ndërkaq qetësia kishtare nuk zgjati shumë. Vetëm dy vjet pas shpalljes së autoqefalisë të Kishës së Shqipërisë, pushtuesit italianë u përpoqën të pengonin kryerjen e misionit të saj historik, duke kaluar ndër të tjera edhe në akte proseliti- zuese në dëm të besimtarëve të saj, ndërsa ardhja në pushtet e komuni- stëve në nëntor të vitit 1944 e vësh- tirësoi akoma më shumë gjendjen.
Në kuadrin e së famëkeqes “luftë e klasave” dhe të konfliktualitetit të ideologjisë marksiste me doktri- nën dhe botëkuptimin fetar, regjimi komunist kufizoi në një masë të konsiderueshme jo vetëm funksio- nimin pa pengesa të autoqefalisë, por edhe të çdo shprehjeje të jetës orthodhokse në përgjithësi. Me persekutimet e shumta, me burgo- sjet dhe ekzekutimet e klerikëve dhe besimtarëve të ndryshëm, por sidomos me largimin e dhunshëm të Kristofor Kisit nga froni i kryepiskopit më 25 gusht 1949, largim i cili u pasua në nëntor të po atij viti
nga ligji nr. 743 “Mbi komunitetet fetare”, propaganda komuniste u përpoq të vendoste Kishën Orthodhokse nën kontroll, për ta përdo- rur në vijim në interes të saj.
Shpërthimi i fushatës ateiste më 1967 dhe intensifikimi i persekuti- mit fetar çoi në ndalimin e plotë të çdo shfaqjeje të dukshme fetare. Të gjithë klerikët u zhveshën, disa prej tyre u burgosën, të tjerë u in- ternuan, ndërsa ata që mbetën u detyruan t’u nënshtroheshin punë- ve të rënda e të vështira për të si- guruarbukën e gojës. Qindra ambi- ente kulti u shkatërruan apo u kthy- en në stalla e depo. “Atmosfera re- volucionare”, e krijuar në mënyrë artificiale, shtoi akoma më shumë frikën dhe tmerrin që mbizotëronte gjithandej. Me kalimin e kohës, sidomos kur asnjë prej episkopëve të mëparshëm nuk gjendej më në jetë, një grup klerikësh dhe laikësh orthodhoksë, midis të cilëve edhe prifti nga Vlora dhe më pas Episko- pi i Apollonisë, i gjithmonëkujtuari Kozma Qirjo, teologëtTheofan Popa e Dhimitër Beduli, mësuesi nga Qeparoi Petro Xhuveli, motrat Cico nga Korça e sa e sa të tjerë, me shpirt sakrifice e martirizimi, morën përsipër mbajtjen gjallë të ndërgje- gjes orthodhokse të mijëra besimta- rëve si dhe ruajtjen të paprekur të traditave të të parëve. Dëshira e tyre e zjarrtë ishte rehabilitimi i lirisë fetare dhe riorganizimi i Kishës Orthodhokse. Dështimi i ideologjisë komuniste dhe mbarimi i luftës së ftohtë në fund të viteve ‘80 gjeti shumë prej tyre të plakur, të tjerë i gjeti të dërrmuar, të tjerë të rraska- pitur, por të gjithë duke iu lutur Pe- rëndisë e duke pritur me durim episkopin e tyre.
Më 8 janar 1991 Patriarkana Ekumenike caktoi si eksark të saj për Shqipërinë Episkopin e atëher- shëm të Andrusës dhe profesorin e Universitetit të Athinës Anastas
(vijon në faqen 4)
Autoqefalia e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
dhe ripërjetimi i saj pas rënies së diktaturës komuniste
(vijon nga faqja 3)
Janullatosin, i njohur në arenën bo-
tërore kristiane për veprimtarinë e
tij hierapostolike. Misioni i tij ishte
kontaktimi me pjesëtarët e bërtha-
mës kryesore, klerikë dhe laikë,
vlerësimi objektiv i gjendjes dhe
riorganizimi i Kishës.
Klika ateiste reagoi menjëherë. Gazeta e Partisë së Punës “Zëri i Popullit” botoi më 30.01.1991 një artikull, me anë të të cilit konfir- monte kundërshtimin e komuni- stëve ndaj përkrahjes që Patriarkana Ekumenike u ofronte Orthodhoksë- ve të Shqipërisë. Vetë R. Alia kishte deklaruar disa herë se ky veprim i Fanarit përbënte ndërhyrje arbi- trare e të jashtëligjshme në dëm të “autoqefalisë shqiptare”, duke bërë të qartë se Eksarku i Patriarkanës
ishte person i padëshiruar. Me sa duket, nuk e dinte se në atë kohë në Shqipëri, jo vetëm thjesht nga pikëpamja praktike, por edhe në kuptimin teologjik të fjalës, për shkak mungese episkopi, nuk ekzi- stonte fare Kishë, aq më tepër autoqefale.
Ripolitizimi i çështjes së auto- qefalisë, i cili është një term thellë- sisht kishtar, që nuk shpreh veçse një realitet të caktuar kishtar në një territor të caktuar kishtar, episkopët e të cilit, në bazë të kanoneve dhe traditave të shenjta të Kishës Or
thodhokse Lindore, fitojnë të drej- tën për të administruar sinodikisht pushtetin që Zoti ynë Jisu Krisht u dorëzoi nxënësve të Vet, krijoi në vazhdim një tension të madh. Ar- gumentet e R. Alisë u dëgjuan dhe u ricikluan pambarim edhe pas zgjedhjes (24.06.1992) dhe fronë- zimit (02.08.1992) të Eksarkut të Patriarkanës Kryepiskop të Tira- nës dhe të gjithë Shqipërisë. Madje u ngrit edhe një komitet “për mbro- jtjen e autoqefalisë” nga njerëz që s’kishin kurrfarë lidhjeje me Kishën Orthodhokse! U identifikuan shpesh-
herë si qarqe joorthodhokse, por në të vërtetë përfaqësonin një sistem të tërë, platforma politike e të cilit funksiononte si zgjatim i ideve të fushatës ateiste të vitit 1967, e për- shtatur në një mjedis të ri propa- gandistik. Qëllimi i tyre imediat ishte të pengonin dhe të goditnin reha- bilitimin e institucionit të fesë dhe, për pasojë, instalimin e demokra- cisë së vërtetë dhe rehabilitimin e plotë të lirisë.
Ndërkaq, Kryepiskopi Anastas, ridry she nga akuzuesit e tij, nuk e shikonte autoqefalinë, e cila gjithsesi ishte inekzistente, si etiketë, por si një objektiv që duhej realizuar. Brenda pak vitesh jeta kishta- re njohu një lulëzim të paparë. U dorëzuan dhjetëra priftërinj dhe u përgatitën qindra kuadro, u zhvillua arsimi kishtar dhe u inkurajua vepra hierapostolike. Më 1998 u krijuan premisat që çuan në krijimin e Si- nodit të Shenjtë dhe që bënë të mu- ndur funksionimin e autoqefalisë, e cila u konsolidua akoma më shumë para disa muajsh me zgjedhjen dhe hirotonisjen e tre episkopëve të tjerë, ndërsa ekzistenca e kuadrove të tjerë në moshë të re, të aftë e të mirëpërgatitur, të cilët do të thirren në të ardhmen për t’i dhënë një shtysë akoma më të madhe veprës që po kryhet, përbëjnë garanci të plotë se Kryepiskopi Anastas është kujdesur edhe për perspektivën e saj në vitet që vijnë.
Arritjet e mësipërme, falë të ci- lave Kisha jonë është sot me të vër- tetë autoqefale, janë bashkëudhë- tare me përpjekjet e të gjitha komu- niteteve fetare për rehabilitimin dhe konsolidimin e institucionit të fesë. Njëkohësisht, janë bashkëudhëtare me përpjekjet e qytetarëve shqiptare për demokraci dhe përparim sho- qëror, prandaj dhe e radhitin protagonistin kryesor të ripërjetimit të autoqefalisë, Kryepiskopin Anastas, ndër personalitetet më të shquara të historisë së lëvizjes demokratike në Shqipëri për periudhën pasko- muniste.
Pirro Kondili
70 viet nga Tomosi Patrikanor që dha Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë
Autoqefalia e Kishës dhe ripërjetimi i saj
pas rënies së diktaturës komuniste
Në mesin e viteve ‘30, pas një
periudhe të tejzgjatur krize kishtare,
Orthodhoksët e Shqipërisë vërenin
me keqardhje se pasojat e shkaktu-
ara nga veprimet e deriatëhershme
për shpalljen e autoqefalisë dëmto-
nin gjithnjë e më tepër historinë
shumëshekullore dhe praninë e tyre
në vend. Në kongresin e organizu-
ar në Korçë, në maj të vitit 1936,
ata shprehën hapur verdiktin e tyre
për depolitizimin e çështjes dhe zgji-
dhjen e menjëhershme të saj. Kër-
kesa e tyre vuri në lëvizje palët e
implikuara dhe shënoi zhvillime të
reja, duke filluar me dhënien e do-
rëheqjes prej Kryepiskopit të atë-
hershëm Visarion Xhuvanit vetëm
pak ditë më pas.
Në shkurt të vitit 1937 qeveria
shqiptare autorizoi episkopin e
Sinadëve, Kristoforin, dhe avokatin
Josif Kedhi të rinisnin një cikël të
ri negociatash me mitropolitin e
Trapezundës, Krisanthin, si përfa-
qësues i Patriarkanës Ekumenike.
Kësaj here bisedimet u kurorëzuan
me sukses dhe pak kohë më vonë,
më 18 mars të po atij viti, u nën-
shkrua në Athinë një marrëveshje
paraprake, në bazë të së cilës
Patriarkana Ekumenike lëshoi më
12 prill 1937 Tomosin Patrikanor
dhe Sinodik, me të cilin i jepte Ki-
shës së Shqipërisë autoqefalinë.
Shpresëtarët Orthodhoksë të
Shqipërisë e pritën këtë ngjarje të
hareshme me një ndjenjë lehtësimi,
duke kremtuar në të njëjtën kohë
edhe rivendosjen e kungimit kishtar
me Kishën e Madhe të Krishtit dhe
Kishat e tjera Orthodhokse të bo
tes. Shpallja kanonike e Kishës së
Shqipërisë në autoqefale konfirmo-
nte edhe një herë pafuqinë e prirje-
ve të ndryshme jokishtare për t’u
përballur me ndërgjegjen ortho
dhokse të anëtarëve të saj, me li-
dhjet e tyre të ngushta me besimin
e të parëve dhe me vendosmërinë
e tyre për t’ua përcjellë atë të pa-
cënuar brezave të ardhshëm. Po
ashtu, konfirmonte misionin eku-
menik të Patriarkanës së Konsta-
ndinopojës në ruajtje të përbashkë-
sisë së besimit orthodhoks, përpa-
rësia e së cilës qëndron mbi çdo
lloj interesi apo tendence tjetër.
Ndërkaq qetësia kishtare nuk
zgjati shumë. Vetëm dy vjet pas
shpalljes së autoqefalisë të Kishës
së Shqipërisë, pushtuesit italianë u
përpoqën të pengonin kryerjen e
misionit të saj historik, duke kaluar
ndër të tjera edhe në akte proseliti-
zuese në dëm të besimtarëve të saj,
ndërsa ardhja në pushtet e komuni-
stëve në nëntor të vitit 1944 e vësh-
tirësoi akoma më shumë gjendjen.
Në kuadrin e së famëkeqes “luftë
e klasave” dhe të konfliktualitetit
të ideologjisë marksiste me doktri-
nën dhe botëkuptimin fetar, regjimi
komunist kufizoi në një masë të
konsiderueshme jo vetëm funksio-
nimin pa pengesa të autoqefalisë,
por edhe të çdo shprehjeje të jetës
orthodhokse në përgjithësi. Me
persekutimet e shumta, me burgo-
sjet dhe ekzekutimet e klerikëve
dhe besimtarëve të ndryshëm, por
sidomos me largimin e dhunshëm
të Kristofor Kisit nga froni i kryepi
skopit më 25 gusht 1949, largim i
cili u pasua në nëntor të po atij viti
nga ligji nr. 743 “Mbi komunitetet
fetare”, propaganda komuniste u
përpoq të vendoste Kishën Ortho
dhokse nën kontroll, për ta përdo-
rur në vijim në interes të saj.
Shpërthimi i fushatës ateiste më
1967 dhe intensifikimi i persekuti-
mit fetar çoi në ndalimin e plotë të
çdo shfaqjeje të dukshme fetare.
Të gjithë klerikët u zhveshën, disa
prej tyre u burgosën, të tjerë u in-
ternuan, ndërsa ata që mbetën u
detyruan t’u nënshtroheshin punë-
ve të rënda e të vështira për të si-
guruarbukën e gojës. Qindra ambi-
ente kulti u shkatërruan apo u kthy-
en në stalla e depo. “Atmosfera re-
volucionare”, e krijuar në mënyrë
artificiale, shtoi akoma më shumë
frikën dhe tmerrin që mbizotëronte
gjithandej. Me kalimin e kohës, si
domos kur asnjë prej episkopëve
të mëparshëm nuk gjendej më në
jetë, një grup klerikësh dhe laikësh
orthodhoksë, midis të cilëve edhe
prifti nga Vlora dhe më pas Episko-
pi i Apollonisë, i gjithmonëkujtuari
Kozma Qirjo, teologëtTheofan Po
pa e Dhimitër Beduli, mësuesi nga
Qeparoi Petro Xhuveli, motrat Cico
nga Korça e sa e sa të tjerë, me
shpirt sakrifice e martirizimi, morën
përsipër mbajtjen gjallë të ndërgje-
gjes orthodhokse të mijëra besimta-
rëve si dhe ruajtjen të paprekur të
traditave të të parëve. Dëshira e
tyre e zjarrtë ishte rehabilitimi i lirisë
fetare dhe riorganizimi i Kishës
Orthodhokse. Dështimi i ideologjisë
komuniste dhe mbarimi i luftës së
ftohtë në fund të viteve ‘80 gjeti
shumë prej tyre të plakur, të tjerë i
gjeti të dërrmuar, të tjerë të rraska-
pitur, por të gjithë duke iu lutur Pe-
rëndisë e duke pritur me durim epi
skopin e tyre.
Më 8 janar 1991 Patriarkana
Ekumenike caktoi si eksark të saj
për Shqipërinë Episkopin e atëher-
shëm të Andrusës dhe profesorin
e Universitetit të Athinës Anastas
(vijon në faqen 4)
Autoqefalia e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
dhe ripërjetimi i saj pas rënies së diktaturës komuniste
(vijon nga faqja 3)
Janullatosin, i njohur në arenën bo-
tërore kristiane për veprimtarinë e
tij hierapostolike. Misioni i tij ishte
kontaktimi me pjesëtarët e bërtha-
mës kryesore, klerikë dhe laikë,
vlerësimi objektiv i gjendjes dhe
riorganizimi i Kishës.
Klika ateiste reagoi menjëherë.
Gazeta e Partisë së Punës “Zëri i
Popullit” botoi më 30.01.1991 një
artikull, me anë të të cilit konfir-
monte kundërshtimin e komuni-
stëve ndaj përkrahjes që Patriarkana
Ekumenike u ofronte Orthodhoksë-
ve të Shqipërisë. Vetë R. Alia kishte
deklaruar disa herë se ky veprim i
Fanarit përbënte ndërhyrje arbi-
trare e të jashtëligjshme në dëm të
“autoqefalisë shqiptare”, duke bërë
të qartë se Eksarku i Patriarkanës
ishte person i padëshiruar. Me sa
duket, nuk e dinte se në atë kohë
në Shqipëri, jo vetëm thjesht nga
pikëpamja praktike, por edhe në
kuptimin teologjik të fjalës, për
shkak mungese episkopi, nuk ekzi-
stonte fare Kishë, aq më tepër
autoqefale.
Ripolitizimi i çështjes së auto-
qefalisë, i cili është një term thellë-
sisht kishtar, që nuk shpreh veçse
një realitet të caktuar kishtar në një
territor të caktuar kishtar, episkopët
e të cilit, në bazë të kanoneve dhe
traditave të shenjta të Kishës Or
thodhokse Lindore, fitojnë të drej-
tën për të administruar sinodikisht
pushtetin që Zoti ynë Jisu Krisht u
dorëzoi nxënësve të Vet, krijoi në
vazhdim një tension të madh. Ar-
gumentet e R. Alisë u dëgjuan dhe
u ricikluan pambarim edhe pas
zgjedhjes (24.06.1992) dhe fronë-
zimit (02.08.1992) të Eksarkut të
Patriarkanës Kryepiskop të Tira-
nës dhe të gjithë Shqipërisë. Madje
u ngrit edhe një komitet “për mbro-
jtjen e autoqefalisë” nga njerëz që
s’kishin kurrfarë lidhjeje me Kishën
Orthodhokse! U identifikuan shpesh-
herë si qarqe joorthodhokse, por në
të vërtetë përfaqësonin një sistem
të tërë, platforma politike e të cilit
funksiononte si zgjatim i ideve të
fushatës ateiste të vitit 1967, e për-
shtatur në një mjedis të ri propa-
gandistik. Qëllimi i tyre imediat ishte
të pengonin dhe të goditnin reha-
bilitimin e institucionit të fesë dhe,
për pasojë, instalimin e demokra-
cisë së vërtetë dhe rehabilitimin e
plotë të lirisë.
Ndërkaq, Kryepiskopi Anastas,
ridry she nga akuzuesit e tij, nuk e
shikonte autoqefalinë, e cila gjith
sesi ishte inekzistente, si etiketë,
por si një objektiv që duhej reali
zuar. Brenda pak vitesh jeta kishta-
re njohu një lulëzim të paparë. U
dorëzuan dhjetëra priftërinj dhe u
përgatitën qindra kuadro, u zhvillua
arsimi kishtar dhe u inkurajua vepra
hierapostolike. Më 1998 u krijuan
premisat që çuan në krijimin e Si-
nodit të Shenjtë dhe që bënë të mu-
ndur funksionimin e autoqefalisë, e
cila u konsolidua akoma më shumë
para disa muajsh me zgjedhjen dhe
hirotonisjen e tre episkopëve të
tjerë, ndërsa ekzistenca e kuadrove
të tjerë në moshë të re, të aftë e të
mirëpërgatitur, të cilët do të thirren
në të ardhmen për t’i dhënë një
shtysë akoma më të madhe veprës
që po kryhet, përbëjnë garanci të
plotë se Kryepiskopi Anastas është
kujdesur edhe për perspektivën e
saj në vitet që vijnë.
Arritjet e mësipërme, falë të ci-
lave Kisha jonë është sot me të vër-
tetë autoqefale, janë bashkëudhë-
tare me përpjekjet e të gjitha komu-
niteteve fetare për rehabilitimin dhe
konsolidimin e institucionit të fesë.
Njëkohësisht, janë bashkëudhëtare
me përpjekjet e qytetarëve shqipta
re për demokraci dhe përparim sho-
qëror, prandaj dhe e radhitin prota
gonistin kryesor të ripërjetimit të
autoqefalisë, Kryepiskopin Anastas,
ndër personalitetet më të shquara
të historisë së lëvizjes demokratike
në Shqipëri për periudhën pasko-
muniste.
Pirro Kondili