EmailFacebookKontakt

Atmosferë paskale në të gjithë Mitropolinë e Gjirokastrës

Nën kujdesin e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, Dhimitrit, gjatë gjithë Javës së Madhe dhe natën e Ngjalljes thuajse në të gjitha enoritë u kryen për besimtarët shërbesat e shenjta të kësaj periudhe dhe Liturgjia Hyjnore.

Si periudha më shpirtërore e kalendarit kishtar edhe për të krishterët orthodhoksë të kësaj zone, kjo ishte sërish një periudhë për më shumë pendesë dhe lutje. Në veçanti të rinjtë që frekuentojnë shkollat, por edhe grupet e vogla të veprimtarisë shpirtërore patën mundësinë për të shkuar rregullisht në shërbesa, për rrëfim dhe Eukaristi Hyjnore.

Të Premten e Madhe dhe në Ngjalljen e Shenjtë, edhe këtë vit, fsha- trat u rigjallëruan. Besimtarë të shumtë që erdhën nga larg, nga vendet kujetojnë dhe punojnë, jo thjesht rinovuan kontaktin e tyre me vendlindjen, porkontribuuan që të gjallërohen kishat dhe enoritë. Sigurisht, priftërinjtë patën punë të shumëfishtë, që të ndodheshin pranë nevojave shpirtërore të besimtarëve, duke kryer shërbesat në shumë fshatra, duke i përsëritur ato. Në mënyrë të veçantë u vu re pjesëmarrja më e madhe e besimtarëve Orthodhoksë në enoritë e mëdha të qyteteve: në Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Himarë etj.

Mitropoliti Dhimitër kryesoi të gjitha shërbesat e shenjta të Javës së

Madhe dhe celebroi Liturgjinë Hyjnore në kishën e Metamorfozës së Zotit Krisht. Ai shkoi për të kryer shërbesat edhe në të gjitha periferitë arhieratike dhe institucionet tona arsimore.

Atmosfera paskale u plotësua gjithashtu dhe me lajmin për dorëzimin në gradën e priftërisë të një kleriku të ri të Kishës sonë, për pagëzimin e shumë të rinjve që kishin marrë mësimet e duhura të katekizmit etj.

Me kujdes të veçantë besimtarët ndoqën edhe mesazhin e Kryepisko- pit Anastas, që u lexua në të gjitha kishat e mëdha dhe sipas nevojave të besimtarëve në të dyja gjuhët, ndërsa gëzimi u plotësua duke ndjekur në televizor ceremoninë e gjithëndritur të Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht, në Katedralen madhështore në Tiranë.

Sipas traditës dhe sipas rendit që Kisha jonë ka caktuar në shumë fsha- tra, veçanërisht ato të minoritetit etnik grek, vazhdojnë panairet me pjesëmarrje të madhe të besimtarëve, në manastire dhe faltore të tjera.

“Krishti u Ngjall!” dhe drita e llambadheve paskale mbushën rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës dhe të qyteteve e fshatrave, duke mbushur me gëzim zemrat e të Krishterëve Orthodhoksë, duke dhënë njëherësh tonin e tyre edhe për shoqërinë mbarë!