EmailFacebookKontakt

Atmosferë festive në kremtimin e Pashkës së Madhe

Festohet me madhështi Pashka në mbarë vendin

Gjirokastër

Atmosferë festive në
kremtimin e Pashkës së Madhe

Në dy kishat kryesore të qytetit të gurtë, me qindra besimtarë gjirokastritë, midis të cilëve edhe shumë emigrantë të ardhur nga Greqia, festuan në orën 2400 të mbrëmjes ardhjen e Pashkës si një moment të triumfit të jetës mbi vdekjen. Në kishën e Kryeengjëjve Mihail dhe Gabriel shumë besimtarë kishin mbushur sheshin përreth dhe dëgjuan mesazhin e Kryepiskopit Anastas, të cilin e lexuan dy priftërinjtë, at Theodhori dhe at Dhionisi. Më pas besimtarët ndoqën Liturgjinë Hyjnore dhe me qirinj në duar çuan Dritën e Ngjalljes në shtëpitë e tyre.

Isidor Koti