EmailFacebookKontakt

Atmosferë e ndritshme për 1900-vjetorin e Apokalipsit

Me rastin e kremtimit këtë vit të 1900-vjetorit të Apokalipsit, Patrikana Ekumenike e Konstandinopojës do të organizojë një sërë veprimtarish në ishullin e Patmos në detin Egje, ku Apostulli i shenjtë Joan jetoi, iu zbulua e shkroi librin e shenjtë të Apokalipsit. Aktivitetet do arrijnë kulmin me vizitën në Patmos të Tërëshenjtërisë së Tij Patrikut Ekumenik Varthollomeu I, i shoqëruar nga Patrikët dhe Kryepiskopët e gjithë kishave të tjera orthodhokse, më 25-26 shtator të këtij viti.

Përgatitja e kësaj veprimtarie i është ngarkuar Eksarkut të Patrikanës Ekumenike në Patmos, episkopit të Tralles, Isidor. Ndërkohë, po në kuadrin e kremtimeve do të mbahet në Athinë edhe një bisedë shkencore ndërkombëtare, organizimi i së cilës i është besuar profesorit të Universitetit të Athinës, Ilias Ikonomu.