Sa më shumë njohim Perëndinë si shkakun parësor të çdo të mire, aq më e madhe është lavdia jonë. Një princeshë e re shëtiste e vetme në një kopësht të babait të vet. Në një cast iu afrua një kopshtar i ri që nuk e njihte dhe e pyeti: “Cila je ti?” Ajo me thjeshtësi dhe ëmbëlsi iu përgjigj: “Unë s’jam asgjë! Por babai im është Mbreti”. Ashtu dhe çdo i krishterë mund të thotë: “Unë s’jam asgjë, por Ati im është Perëndia”. Nga Perëndia pra marrim lavdinë dhe madhështinë tonë.