EmailFacebookKontakt

Athinë: Kisha dëshiron të rimarrë kontrollin e mësimit fetar

Me zërin e Sinodhit të saj të Shenjtë, Kisha Orthodhokse Greke ka shprehur, para pak kohësh, dëshirën për të rimarrë në kontroll administrativ e pedagogjik përgatitjen e mësimeve fetare primare e sekondare që deri tani janë realizuar nga shteti.

Veç kësaj, Sinodhi i Shenjtë vendosi krijimin e një komisioni specialistësh, që do të jetë i ngarkuar të studiojë mundësinë e futjes së programeve edukative të Bashkimit Evropian në shkollat fetare, me qëllim që të përmirësohet niveli i mësimit.